Ballina Lajme Bota/Rajoni “S`ka luftë….”, Turqia dhe Greqia bëjnë paqe pas negociatave me Gjermaninë

“S`ka luftë….”, Turqia dhe Greqia bëjnë paqe pas negociatave me Gjermaninë

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
“S`ka luftë….”, Turqia dhe Greqia bëjnë paqe pas negociatave me Gjermaninë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas mirëpriti, siç tha, “sinjalet pozitive” nga Turqia mbi çështjen problemtike të kërkimit të gazit në Mesdheun lindor.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Ankara.

Tensionet midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë u përshkallëzuan vitin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi vazhdimisht një anije kërkimore në ujërat e diskutueshme, duke zemëruar vetë bllokun dhe vendet e tij anëtare Greqinë dhe Qipron.

Por, disa javë pasi Turqia tërhoqi anijen, Oruc Reis dhe Brukseli përpiloi një plan për sanksione, retorika e të dyja palëve është zbutur.

Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime në Stamboll më 25 janar mbi mosmarrëveshjen e tyre detare.

Bisedimet janë pezulluar që nga viti 2016.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu u bëri jehonë komenteve të Maas, duke theksuar rëndësinë e dialogut por gjithashtu duke bërë thirrje për “rezultate konkrete”.

“S`ka luftë….”, Turqia dhe Greqia bëjnë paqe pas negociatave me Gjermaninë
LajmiFundit.al

---- ----
----
----- ----
-----