Ballina Lajme nacionale S’ka “katastrofë humanitare” në veri të vendit

S’ka “katastrofë humanitare” në veri të vendit

10
SHPËRNDAJE

Serbia po vazhdon që në mënyra të ndryshme të kundërshtojë taksën 100 % ndaj produkteve të tyre. Bile një gjë të tillë tani po tentojnë ta bëjnë përmes një paralajmërimit të një katastrofe humanitare në këtë zonë problematike të Kosovës.

Madje ditë më parë u paralajmërua që nga kjo e hënë do të nisë “katastrofa humanitare” në Veri të Kosovës. Me këtë, u tha se parashihet zbrazja e dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve.

Bile në lidhje me këtë ditë më parë është zhvilluar edhe një takim i katër kryetarëve të Komunave veriore.

Goran Rakiq, Zoran Todiq, Serxhan Vulloviq dhe Vuçina Jankoviq, pretendojnë se për shkak të vendosjes së taksës prej 100 për qind, iu është pamundësuar furnizimi qytetarëve serb me gjerat elementare.

T7, ka qëndruar të hënën gjatë ditës në Mitrovicën e Veriut. Pavarësisht asaj që u tha, gjendja këtu nuk dukej aspak t’i ngjante një katastrofe.

Marketet në këtë vend, u panë të mbushura si çdo ditë tjetër.

Pavarësisht që qytetarët hezitonin të flisnin para kamerës, shumica prej tyre nuk ishin në dijeni për një paralajmërim të tillë.

Nga disa qytetarë më të moshuar, mungesë u tha të jenë disa barna, të cilat i marrin nga Rashka.

T7 ka qenë edhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, për të marrë një përgjigje nëse një katastrofë humanitare mund të ndodh në këtë zonë.

Por, pavarësisht tentimeve dhe pritjes, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

T7 ka kontaktuar edhe më përfaqësuesit e shqiptarëve të komunave veriore të Kosovës.

Bashkim Cimili që është zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, tha se të hënën nuk është vërejtur ndonjë ndryshim nga ditë normale të kësaj pjese.

Cimili ka një lutje për ndërkombëtarët.

Për këtë çështje, ditë më parë ka folur edhe kryeministri i Ramush Haradinaj, i cili tha se nuk do të qëndrojnë duarkryq përball tendencave për destabilizimin e gjendjes në veri.

Ndërsa ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e këtyre provokimeve.

-----