Ballina Sport S’ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Kukësi ndajnë pikët

S’ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Kukësi ndajnë pikët

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Spektakël në Durrës, katër gola, dy penallti, një gol me goditje dënimi dhe një shtyllë në minutat shtesë.

Pavarësisht të gjithave, Teuta-Kukësi u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2,me durrsakët që qajnë avantazhin e arritur në dy raste.

Dejvi Bregu, në një ditë mjaft të mirë, ishte ai që shënoi golin e parë të takimit me penallti.

Vlonjati u tregua i saktë dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të Teutës, ndërsa në të dytën ishte një penallti që vendosi baraspeshën.

Eze nuk gaboi dhe e çoi në rrjetë, por festa zgjati vetëm dy minuta. Një goditje dënimi u kthye në gol nga Dejvi Bregu, i cili riktheu epërsinë për Teutën.

Gjithsesi Kukësi nuk u dorëzua. Katër minuta nga fundi i kohës së rregullt, Tsintsadze me kokë shënoi.

Në shtesë Vila iu afrua golit të fitores, por shtylla e ndali. Emocione të shumta, por asnjë fitues.

---- ----
----
-----
-----