Ballina Lajme nacionale S’ka datë për hapjen e Universiteteve në Shqipëri

S’ka datë për hapjen e Universiteteve në Shqipëri

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Komiteti teknik i menaxhimit të pandemisë në Shqipëri konstaton një rëndim të lehtë të situatës por thonë se ajo mbetet tejet e kontrolluar si në drejtim të testimeve ashtu dhe në drejtim të menaxhimit të rasteve të cilët kanë nevojë për trajtime më të specializuara qoftë në banesë qoftë në spitale.

Prandaj ky komitet ka marrë vendim për të mos hapur Universitetet deri në një afat të pacaktuar.

 “Mësimi në Universitete për shkak të situatës që  është do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të vlerësimit dinamik që ne po bëjmë. Ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë është që beteja me kovidin nuk është spitalore por është betejë territori dhe e të gjithëve” u shpreh zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli

Po shkollat e sistemit parauniversitar a planifikohen të mbyllen?

Komiteti teknik e përjashton këtë rast por thotë se gjithçka do vendoset në varësi të shifrave./Oranews

The post S’ka datë për hapjen e Universiteteve në Shqipëri appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----