Ballina Sport “Sjellja e Messit ndaj Griezmann është e mjerueshme”; sulm i hapur francez...

“Sjellja e Messit ndaj Griezmann është e mjerueshme”; sulm i hapur francez ndaj yllit të Barcelonës

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Qëndrimi i Lionel Messi ndaj shokut të ekipit te Barcelona, Antoine Griezmann, ka qenë i mjerueshëm. Kështu pretendon ish-këshilltari i sulmuesit francez, Eric Olhats. Një tjetër zë që iu shtohet atyre që akuzojnë superyllin argjentinas për ndikim negativ jashtë fushës në “Camp Nou”. Fituesi i Kupës së Botës më 2018 u shtua në morinë e talenteve te skuadra katalanase verën e vitit 2019.

Sidoqoftë, Griezmann ka luftuar për të pasur ndikimin e dëshiruar me Blaugrana-t, por Olhats thotë se kjo nuk po ndodh për shkak të mungesës së përpjekjeve nga 29-vjeçari. Për të, figura të caktuara të profilit të lartë ia kanë bërë jetën francezit më të vështirë sesa duhej, me Messin, i cili bëri presion për një largim nga Barça në verë, çka konsiderohet se do të ketë shumë pushtet në klub.

Olhats i tha “France Football”: “Antoine mbërriti në një klub të vështirë, ku Messi vendos për gjithçka. Ai është në të njëjtën kohë perandor dhe monark, nuk e pa ardhjen e Antoine me sy të mirë. Qëndrimi i tij ndaj Griezmann ka qenë i mjerueshëm. Unë gjithmonë e kam dëgjuar Antoine të thotë se nuk ka asnjë problem me Messin, por kurrë e kundërta. Në sytë e mi, Messi tha se donte të largohej për të parë se çfarë roli kishte ende si vendimmarrës, në lidhje me lojtarët që mbërrijnë dhe ata që largohen, por përfundimisht qëndroi.

Pra, Messi është klasik! Sa i mirë është në fushë, aq i keq jashtë saj. Vitin e kaluar, kur Antoine mbërriti atje, Messi nuk foli me të, nuk ia pasonte topin. Ai krijoi një traumë të vërtetë për një adaptim më shumë se negativ. Kjo la qartësisht gjurmët e saj. Ishte e qartë dhe e dukshme. Shtoji kësaj presidentin që dorëhiqet, skuadra pëson 8 gola kundër Bayernit dhe tre trajnerë të lëvizur. Kushtet nuk janë aspak të mira”.

---- ----
-----