Ballina Lajme nacionale Sizmiologu i njohur: E pazakontë kjo që po ndodh në Shqipëri

Sizmiologu i njohur: E pazakontë kjo që po ndodh në Shqipëri

25
SHPËRNDAJE

Sizmiologu grek flet nga Shqipëria: E pazakontë kjo që po ndodh.

Një nga sizmiologët grekë më të mirë, Ethimi Lekkas ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të vëzhguar nga afër atë që po ndodh pas tërmetit tronditës të 26 nëntorit.

Duke folur për televizionin SKAI, ai tha se ata kishin menduar se tërmeti i shtatorit ishte kryesore, por nuk rezultoi kështu.

Sipas tij, kjo që po ndodh duket e pazakontë dhe ata po bëjnë kujdes përpara se të dalin me deklarime.

“Kemi dhjetëra goditje mbi 4 ballë. Kishim një mbi 5.5 ballë. Kishte një tërmet 5.6 ballë në shtator dhe menduam se ishte tërmeti kryesor. Por sekuenca është e pazakontë. Po flasim për një përmbysje të rregullave. Është e pazakontë kjo që po ndodh,” tha ai.

-----