Ballina Lajme nacionale Situata e rëndë, në dy javë 232 viktima nga Covid në vend

Situata e rëndë, në dy javë 232 viktima nga Covid në vend

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nga Ajgena Korbi

Të infektuarit me koronavirus që po trajtohen në spitale sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë kanë rënë megjithëkëtë nuk ka vend për entuziazëm.

Situata e  Covid 19 në Shqipëri vijon të mbetet shqetësuese. Në të gjithë vendin janë rreth 35 mijë të prekur dhe pjesa më e madhe e tyre po e kalojnë sëmundjen në shtëpi.

Më shumë se 9 mijë e 700 të infektuar janë zbuluar vetëm në 13 ditë të marsit.

Numri më i madh i tyre është gjetur në Tiranë, në Fier, në Vlorë dhe në Durrës  ndërsa më i vogël në Kukës dhe Dibër.

Shqetësues mbetet dhe numri i humbjeve të jetëve shkaktuar  prej Covid 19. Në gati dy javë  janë shënuar  232 viktima.

Më shumë se gjysma e  atyre të regjistruara në shkurt, muajin më të keq sa i përket situatës së koronvirusit në një vit pandemi në Shqipëri.

Më problematike  ishte java e parë e marsit  ku u shënuan 141 humbje jete dhe   të infektuarit variuan nga  764 në 892 të  prekur në 24 orë.

Ndërsa java e dytë  ka sjellë  ulje si të fataliteteve dhe të të prekurve  me Covid 19.

Specialistët e konsiderojnë situatën delikate ndërkohë që mbetet për tu parë se si do të vijojë përhapja e infeksionit me rritjen e temperaturave dhe shtimin e personave të vaksinuar.  /abcnews.al

 

The post Situata e rëndë, në dy javë 232 viktima nga Covid në vend appeared first on Abc News.

---- ----
-----