Ballina Showbiz Sipas Dajana Shabanit, largimi nga emisioni i mengjesit ishte…

Sipas Dajana Shabanit, largimi nga emisioni i mengjesit ishte…

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këtë sezon të ri televiziv, moderatorja Dajana Shabani u largua nga emisioni i mëngjesit në “Ora News”, së bashku me kolegët e saj, Besmir Metanin dhe Zogun e Tiranës.

Momentalisht, ata moderojnë “La casa de los 3s”, ndërsa në vend të tyre erdhën dy moderatorët e njohur Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu.

Kelvi dhe Arjola prezantojnë tashmë emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, mirëpo për Dajana Shabanin, largimi nga ky emision ishte një gabim.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në InstaStory, moderatores i përmendën emisionin e mëngjesit.

“Ju shkonte shumë ai emisioni i mëngjesit. Tani nuk kam me se e pi kafen në mëngjes.”- i tha një ndjekës, ndërsa Dajana ia ktheu:

“Është faji im, e bëra unë atë lëvizje.”- duke lënë të kuptohet se është penduar për lëvizjen e saj.

The post Sipas Dajana Shabanit, largimi nga emisioni i mengjesit ishte… appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.

---- ----
----
----- ----
-----