Ballina Lajme Bota/Rajoni Sinvari rizgjidhet lider i Hamasit në Rripin e Gazës

Sinvari rizgjidhet lider i Hamasit në Rripin e Gazës

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gazë, 10 mars  – Jenihej Sinvari sërish zgjidhet lider i Hamasit palestinez në Rripin e Gazës, dhe me këtë i është dhënë edhe një mandat për katër vjet.

Përfaqësuesi i lartë zyrtar i Hamasit Basem Naimi konfirmoi se Sinvari e ka fituar Nizar Avadallahun, njërin ndër themeluesit e Hamasit.

Fitorja e tij mund të ketë implikime të mëdha në lidhje të Hamasit me Izraelin dhe lojtarët e  tjerë rajonal, ndërsa gjithashtu mund të ketë ndikim edhe në zgjedhjet në territoret palestineze, të para në 15 vitet e fundit.

Sinvari është ish-anëtar të krahut militant i cili ka kaluar më shumë se dy dekada në burgun izraelit, pasi ishte akuzuar për vrasjen e dy izraelitëve.

Ai u lirua nga burgu në vitin 2011 gjatë shkëmbimit të të burgosurve dhe ka lidhje të ngushta me krahun militant dhe shpesh është angazhuar për parimin e konfrontimit me Izraelin.

The post Sinvari rizgjidhet lider i Hamasit në Rripin e Gazës appeared first on KOHA.

---- ----
-----