Ballina Teknologji Sinjali i Albtelecom u iken klienteve papritur per disa ore, nuk ka...

Sinjali i Albtelecom u iken klienteve papritur per disa ore, nuk ka asnje shpjegim

8
SHPËRNDAJE

Perdoruesit e numrave telefonike celulare Eagle Mobile apo Albtelecom jane perballur diten mesditen e 4 nentorit me nje nderprerje te papritur e te pashpjegueshme te sherbimit.
Ka qene ora 12.50 kur ne telefonat celulare te numrave Eagle apo Albtelecom, fillimisht ka ikur sinjali i internetit, 4G, 3G apo 2G sipas rastit dhe zones. Kjo nderprerje e sinjalit fillimisht ka prekur internetin por eshte pasuar me pas edhe me shkeputjen e aksesit ne rrjetin e valeve celulare.

Aparati telefonik ne kete moment tregonte vizat e antenes te boshatisura ngjashem me rastet kur celulari vendoset ne nje zone pa vale.
Situata ka zgjatur te pakten nje ore e 10 minuta. Disa kliente te Eagle Mobile kontaktuan me Lajmifundit.al dhe shpjeguan se ne pamundesi te cdo aksesi jane detyruar te lidhen me Wireless dhe kane komunikuar me suportin ne faqen e internetit te Albtelecom.

Fillimisht operatoret kane beret e ditur se nuk ishin ne dijeni te problematikes dhe kane njoftuar klientet se sherbimi teknik po e verifikonte problemin.
Me pas operatoret e kujdesit te klientit kane njoftuar se po punohej per zgjidhjen e ceshtjes dhe se kur te kishte nje pergjigje nga specialistet do te njoftohej edhe shkaku i kesaj situate.

Sinjali eshte rikthyer gradualisht ne ora 13.15 por nderprerjet disa minuteshe kane vazhduar perseri ne oret e pasdites. Ne nje moment kur sinjali eshte rikthyer nje nga perdoruesit e prekur ka telefonuar ne numrin 123 dhe operatori ka konfirmuar se rrjeti i Albtelecom dhe Eagle Mobile ka pasur nje problem teknik mesditen e te henes cka ka sjelle nderprerjen e sinjalit per nje numer perdoruesish.

Ne ora 16.04 operatori ka njoftuar nje nga klientet se shkak i problemit kishte qene moti i keq ndersa ka pretenduar se situate ishte zgjidhur.
Por mesa duket kjo nuk ishte e vertete. Qytetare te ndryshem derguan ne adresen e Lajmifundit.al pamje nga apartet etyre telefonike qe nuk kishin sinjal telefonik dhe as internet ne ora 17.23.

Pas kontaktimit permes Wirelessit ne faqen zyrtare te Albtelecom fillimisht suporti teknik i klientit e ka mohuar problemin por me pas ka njoftuar se specialistet ishin duke punuar per verifikimin e situates.

The post Sinjali i Albtelecom u iken klienteve papritur per disa ore, nuk ka asnje shpjegim appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.