Ballina Sport Sindikata e Futbollistëve, letër Dukës: Paguaj lojtarët e kategorive e tjera

Sindikata e Futbollistëve, letër Dukës: Paguaj lojtarët e kategorive e tjera

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka dalë me një deklaratë dhe i drejtohet Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me lojtarët e Kategorisë së Dytë. Për shkak të krizës së pandemisë bashkitë që janë pronare të klubeve të futbollit të kategorisë së dytë nuk i paguajnë lojtarët.

Nisur nga kjo situatë, Sindikata që drejtohet nga Andi Lila i kërkojnë FSHF-së që të ndihmojë edhe lojtarët e Kategorisë së Dytë, pasi janë në një situatë të vështirë ekonomike, për shkak se nuk janë të punësuar nga bashkitë dhe nuk paguhen. SFPSH ka publikuar edhe kërkesën e saj në rrjetet sociale. FSHF ka vendosur që të mos i paguajë këto klube futbolli, duke përjashtuar vetëm ekipet e superiores si Vllaznia dhe Flamurtari që varen nga bashkia.

----

Sindikata thekson se ne adresë të saj kanë mbërritur shumë ankesa nga këto lojtarë, pasi nuk janë punonjës të bashkisë dhe se nuk kryejnë asnjë aktivitet tjetër veccse profesionit të futbollistit.

----- ----