Ballina Lajme nacionale Simpatizantët e LDK-së e lënë të mbuluar me mbeturina sheshin

Simpatizantët e LDK-së e lënë të mbuluar me mbeturina sheshin

33
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Partitë politike filluan zyrtarisht fushatën.

Lidhja Demokratike e Kosovës, zgjodhi kryeqytetin, saktësisht organizoi një tubim në sheshin kryesor, atë Skëndërbeu.

----

Madje, zyrtarë, e kandidatë për deputet nga ky subjekt politik, mbushën autobusët nga qytete të ndryshme për t’u bërë pjesë e kësaj hapjeje.

Përveç kësaj, autobusët me simpatizantë që mblodhi LDK-ja u parkuan vend e pa vend, duke bllokuar edhe hapësirat e trotuaret, madje një video që pasqyronte këtë shkelje të rregullave, u publikua edhe në faqen Vrojtuesit e Lagjes, përcjellë Indeksonline.

Por, kjo s’është e tëra, simpatizantët e këtij subjekti politik, e lanë sheshin ku brohoritën, me plot mbeturina, duke i dhënë pamje të shëmtuar kryeqytetit, ku LDK-ja sot shpalosi programin qeverisës, madje edhe bënte thirrje për pushtet.

Janë vet qytetarët që kanë ngritur shqetësimin e tyre, rreth pamjes së sheshit në Prishtinë, të cilët thonë se tashmë është bllokuar nga mbeturinat.

----- ----