Ballina Sport Simeone: Të fitojmë titullin, Atletico ime plot entuziazëm dhe dëshirë

Simeone: Të fitojmë titullin, Atletico ime plot entuziazëm dhe dëshirë

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Atletico Madrid nuk ia doli përballë Chelsea, i humbi të dy takimet kundër skuadrës së Thomas Tuchel dhe i dha lamtumirën Champions League. Tani do të fokusohen të gjithë bateritë në kampionat, aty ku ekipi kryeqytetas kryeson me tre pikë më shumë se Real Madrid.

Distancë që pritet të shkojë 6 nëse djemtë e Diego Simeones e fitojnë sfidën shtëpiake kundër Alaves (e diel, 18:30). Trajneri argjentinas i “Colchoneros” kërkon të harrojë zhgënjimin e pësuar në mesjavë dhe karikon skuadrën në prononcimin e dhënë për mediat.

Jemi stërvitur mirë pas eliminimit nga Champions. Ekipi po e pret me padurim takimin me Alaves, kam parë entuziazëm dhe dëshirë të madhe te djemtë. Lojtarët e mi janë profesionistë dhe janë të fokusuar tek e ardhmja.

Donim të shkonim sa më larg në Champions, por tani duhet të përqendrohemi në kampionat. Jemi në krye dhe duhet të provojmë të fitojmë titullin. Duam ta mbyllim sezonin me një trofe të rëndësishëm“, deklaroi trajneri i Atletico Madrid. /abcnews.al

The post Simeone: Të fitojmë titullin, Atletico ime plot entuziazëm dhe dëshirë appeared first on Abc News.

---- ----
-----