Ballina Showbiz Si u nderua Princi Philip nga Meghan Markle pa marrë pjesë në...

Si u nderua Princi Philip nga Meghan Markle pa marrë pjesë në funeralin e tij

63
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Meghan Markle nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në varrimin e Princit Philip, por ajo ishte atje me shpirt. Dukesha e Sussex-it nuk mundi të udhëtonte për shkak të shtatzanisë së saj, por ndoqi ceremoninë live nga shtëpia e saj në Kaliforni. 39-vjeçarja dhe Harry dërguan gjithashtu një kurorë dhe pusullë të shkruar me dorë.

Por pas luleve qëndron një domethënie e veçantë. Harry dhe Meghan kërkuan posaçërisht që kurora të përfshinte acanthus mollis, lulja kombëtare e Greqisë për të përfaqësuar trashëgiminë e Dukës së Edinburgut dhe eryngium për të përfaqësuar Marinsat Mbretërore.

Queen Elizabeth faces new life ahead after funeral for husband of 73 years, Prince  Philip - ABC News

Kurora gjithashtu përmban kampanulë për të treguar mirënjohje dhe dashuri të përjetshme, rozmarinë për të treguar përkujtim, livando për përkushtim dhe trëndafila për nder të qershorit, i cili është muaji i lindjes së princit Philip. Pusulla ishte shkruar me dorë nga vetë Meghan-i. Megjithëse ajo nuk mori pjesë, Harry ishte i pranishëm prapa arkivolit të gjyshit të tij me vëllain e tij, Princin William. /abcnews.al

Queen Elizabeth II lays to rest her 'strength and stay' Prince Philip -  World - DAWN.COM

Live updates: The funeral of Prince Philip, the Duke of Edinburgh

The post Si u nderua Princi Philip nga Meghan Markle pa marrë pjesë në funeralin e tij appeared first on Abc News.

---- ----
-----