
Mijëra myslimanë të komunitetit ujgur të Kinës janë duke punuar në kushte të rënda në fabrikat që furnizojnë disa nga markat më të mëdha në botë, thuhet në raportin e Institutit Australian për Politika Strategjike.
Kina ka ndaluar tashmë rreth një milion ujgurë në kampe internimi, duke i ndëshkuar dhe indoktrinuar ata. Por, zyrtarët kinezë thonë se kampet kanë për qëllim luftimin e ekstremizmit.
Raporti i ri vjen pasi një zyrtar i lartë kinez ka thënë në muajin dhjetor se disa ujgurë që mbaheshin në kampe, tani janë “diplomuar”.
Raporti i Institutit Australian për Politika Strategjike vlerëson se në periudhën 2017-2019, mbi 80,000 ujgurë janë marrë nga rajoni Ksinjiang dhe janë dërguar për të punuar nëpër fabrika në gjithë Kinën.
Thuhet se disa prej tyre janë nxjerrë direkt nga kampet e paraburgimit.