Ballina Lajme nacionale Si po i rehabiliton Kosova gratë e fëmijët e kthyer nga Siria?

Si po i rehabiliton Kosova gratë e fëmijët e kthyer nga Siria?

22
SHPËRNDAJE

Solli dhjetëra familje nga Siria, por si po i rehabiliton Kosova gratë e fëmijët e kthyer?

Kosova solli dhjetëra familje nga Siria dhe po shpreson t’i rehabilitojë shumë shpejt në shoqëri.

Visari kurrë nuk priste t’i shihte nipërit e mbesat pasi që vajza e tij i mori me vete kur shkoi te bashkëshorti i saj në Siri në vitin 2014.

Tani, pas pesë viteve, Visari (nuk është emri i tij i vërtetë) luan së bashku me nipërit dhe mbesat e tij në oborrin e shtëpisë së vet, 20 kilometra në veri të Prishtinës.

“Vajza ime u kërcënua nga bashkëshorti i saj, ajo u detyrua të shkonte te ai”, tha ai.

Visari thotë se nëse vajza e tij ka gabuar, ajo do e paguajë për gabimet e saj, por nipërit dhe mbesat e tij janë të pafajshëm, shkruan The National, transmeton Indeksonline.

Vajza e Visarit, Edina (jo emri i saj), ishte e martuar me Arben Demollin. Ai ishte një nga 316 kosovarët që u bashkuan me ISIS, por u vra në një sulm ajror në Aleppo në disa muaj pas arritjes së tyre. Pasi u vra, gruaja dhe fëmijët e tij mbetën në Siri.

Sipas Visarit, ajo u detyrua të martohej me një burrë të dytë, një burrë kosovar, i cili është babai i fëmijës së saj më të vogël. Çifti jetonte në Raqqa derisa u çlirua në vitin 2017, kur ai u arrestua nga forcat kurde të mbështetura nga SHBA.

Burri shkoi në burg, ndërsa Edina dhe pesë fëmijët e saj u dërguan në kampin Ain Issa dhe pastaj u vendosën në kampin Al Hol së bashku me mijëra familje të tjera të ish-ISIS.

Në prill të këtij viti Kosova i ktheu dhjetëra familje, ku në mesin e tyre ishte edhe Edina me fëmijet e saj.

Sipas babait të Edinës, ajo është në arrest shtëpiak dhe do të përballet me një gjykim penal.

Disa familje nuk ishin me fat, pasi që shumë prej tyre edne janë në kampet si Al Hol në Sirinë veri-lindore, duke jetuar në kushtë të papërshtatshme.

“Vetëm në kampin Al Hol ka 75,000 njerëz dhe afërsisht 12,000 janë gra dhe fëmijë të huaj në gjendje të paraburgimit, të ekspozuar ndaj dhunës”, tha Domenico Chirico, drejtor i programit të Sirisë për OJQ-në italiane Un Ponte Per.

Tani Kosova ka nisur një projekt unik të rehabilitimit për ato familjet të janë kthyer në Kosovë. Pjesë e projektit të rehabilitimit përfshin takime të rregullta me fqinjët dhe fshatarët në komunitetet e tyre.

-----