Ballina Lajme nacionale Si po funksionojnë këto biznese, “Call Centers” në Kosovë bastisen nga policia...

Si po funksionojnë këto biznese, “Call Centers” në Kosovë bastisen nga policia gjermane

86
SHPËRNDAJE

Policia gjermane ka zhvilluar një aksion në “Call Centres” në Kosovë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar për aksionin që është zhvilluar nga policia vendore në koordinim më policinë e prokurorinë e Gjermanisë. Përmes një njoftimi për media, është bërë e ditur se janë bërë disa bastisje në disa qendra të quajtura “Call Center”. Për ketë aksion ka folur për Express ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Prokuroria e Landit Saarland të Gjermanisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë bastisur disa qendra të thirrjeve të quajtura “Call Center” në rajonet e Ferizajt dhe Kosovës. Policia e Kosovës dhe Policia e Gjermanisë kanë bastisur gjashtë lokacione në rajonet e Prishtinës dhe Ferizajt, me qëllim gjetjen e dëshmive për kryerjen e veprës penale “Pastrim të Parave”.

E ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka folur për aksionin që ka marrë Policia e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë për “Call Center” që veprojnë në Kosovë.

Shala në një prononcim për Express ka thënë se e përshëndet ketë aksion dhe thotë se “aksione të tilla duhet të ketë për rastet që mund të ketë dyshime mbi veprimtarin që bëjnë”

Ministri i Tregtisë ka folur edhe për mënyrën se si këto biznese regjistrohen në Kosovë. Ai thotë se MTI ka qasje mbi bizneset vetëm gjatë kohës së ato regjistrohen.

“ Tek ne të gjitha bizneset e bëjnë regjistrimin e tyre. Normalisht proceduar është për të gjitha njësoj. Do të thotë biznese ne Kosovë mund edhe të regjistrohen online, kjo është bërë vetëm që atyre tu lehtësohen procedurat. Pra, ne si MTI nuk merremi me tutje me veprimtarinë që bëjnë bizneset. Me këtë punë merren institucionet përkatëse, por edhe inspektoret që janë të thirrur për t’i inspektuar punët që bëjnë”, ka thënë Shala

Ai ka thënë se nuk ka informata se sa “Call Center” veprojnë aktualisht në Kosovë. Por, thotë se regjistrimi i tyre është bërë në bazë të ligjeve që ka shteti ynë.

Shala tutje ka thënë se nëse ka dyshime mbi veprimtarinë e bizneseve që operojnë në Kosovë duhet të këtë hetime e edhe mbyllje.

“ Unë e përshëndes këtë aksion të Policisë së Kosovës dhe te Gjermanisë. Mendoj se asnjë biznese ne vendin tonë nuk duhet të lejohet të punojë jashtë ligjeve të parapara”.

Kurse Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se nëse zbulohen faktet konkrete do të fillojë hetimet ndaj pronarëve të këtyre qendrave në territorin e Republikës së Kosovës, në drejtim të veprës penale “Shpërlarje parash”.

“Prokuroria e Landit Saarland të Gjermanisë, ka filluar hetimet në drejtim të veprës penale “Mashtrim” të Kodit Penal gjerman, dhe aksioni është duke u zhvilluar në disa shtete të Evropës, pjesë e së cilës është edhe Kosova. Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se nëse zbulohen faktet konkrete do të fillojë hetimet ndaj pronarëve të këtyre qendrave në territorin e Republikës së Kosovës, në drejtim të veprës penale “Shpërlarje parash”. Për detaje më të hollsishme do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit gjatë ditëve në vijim”, kanë bërë të ditur nga prokuroria Speciale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se në bazë të kërkesës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, Prokuroria Gjermane e Landit Saarland, bashkarisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë duke kryer bastisje në disa qendra të quajtura “Call center” në qytetin e Prishtinës dhe të Ferizajt”, shkruhej më tej në njoftim.

-----