Ballina Lajme Bota/Rajoni Si përhapet Covid-19: Një dasmë bëhet shkak për vdekjen e 7 personave...

Si përhapet Covid-19: Një dasmë bëhet shkak për vdekjen e 7 personave që nuk morën pjesë në të

48
SHPËRNDAJE

Një dasmë në SHBA është bërë shkak për 176 raste Covid-19 dhe vdekjen e shtatë të tjerëve që nuk ishin fare të pranishëm.

Rasti në fjalë dëshmon se sa lehtë dhe shpejt mund të përhapet virusi në grumbullime të tilla, thonë ekspertët e shëndetit publik.

Ndërsa zyrtarët vazhdojnë të nxisin masat parandaluese, si mbajtja e maskave dhe praktikimi i distancës sociale për të mbajtur të ulëta nivelet e infektimit, ata kanë bërë shpesh thirrje për shmangien e grumbullimeve të mëdha.

Dasma në fjalë më 7 gusht kishte rreth 65 të ftuar.

Ajo u bë shkak për infeksione të transmetuara në një azil dhe në burg, të dyja më shumë se 100 milje larg vendit të dasmës dhe te njerëz që kishin vetëm kontakt dytësor ose terciar me një të pranishëm.

Në azilin e Maplecrest u regjistruan 39 raste të lidhura me dasmën dhe gjashtë nga shtatë vdekjet e regjistruara deri më tani.

-----