Ballina Lajme Bota/Rajoni Si Pablo Escobar themeloi “Dinastinë” e Kartelit Medellin të kokainës kolumbiane

Si Pablo Escobar themeloi “Dinastinë” e Kartelit Medellin të kokainës kolumbiane

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga Raimonda Moisiu

Në katalogët e agjensive turistike bashkë me hartën e e Kolumbisë, që u shpërndahen turistëve nga e gjithë bota, e paraqesin qytetin e Medellin, si Qyteti e Orkideve dhe i Pranverës së përjetshme, modern, magjepsës, antik, dhe një nga destinacionet kryesore më tëheqëse dhe të preferuara, që vizitohet nga miliona turistë vecmas nga aristokracia, oligarkët dhe shtresa më e pasur e botës deri te njerëzit e thjeshtë e kureshtarë që dëshirojnë të sodisin “Kryeqytetin i kartelit të kondrabandës së kokainës” për më tepër se një shekull; sidomos për të parë nga afër  “boom” in e paparë të zhvillimit ekonomik, industrial dhe ngritjen e nivelit të mirëqenies sociale në qytetin kolumbian.

Aty nga mesi i viteve ’80-ë, ata ishin vetëm katër djem të rinj, të cilët arritën të kontrollonin më shumë se 50% të tregut të kokainës që hynte në krejt territorin e SHBA-ës. Ishin ata, -Baronët e Kokainës Kolumbiane, – që punësuan mijra njerës, që nga fermërë dhe argatë për prodhimin, përpunimin dhe paketimin e kokainës; distributorë profesionistë që merreshin vetëm me shpërndarjen, kondrabandën dhe shitjen e drogës; ekonomistë dhe financierë që menaxhonin përfitimet marramendëse financiare të Mafia-s kolumbiane, tregëtarë dhe kondrabandistë shëtitës që ofronin ryshfet duke korruptuar politikanë e zyrtarë deri në nivelet më të larta shtetërore, të cilët përfshiheshin në pastrimin e parave të pista të korrupsionit shtetëror. Ata pajtonin vrasës me pagesë për të vrarë kundërshtarët e tyre, në luftën për të zotëruar tërritoret e shitjes së kokainës. Një histori sa e vërtetë aq edhe mitike, mahnitëse dhe e frikëshme, e hierarkisë të krimit, vrasjeve, parasë, tradhëtisë dhe luftës për territorin e drogës, mafies më të pamëshirmshme e një mori krimesh dhe korrupsionit galopant në nivel ndërkombëtar.

Por si arrriti Pablo Escobar Gaviria, i mbiquajturi El Padrino-39 vjec, dhe konsiderohet “The Godfather”, nga një hajdut e vrasës ordiner rruge, u shëndrrua në një prej njerëzve më të pasur në botë duke kontrabanduar kokainë dhe koka e kartelit Medellin të drogës.

Emri i tij ishte Pablo Escobar Gaviria, shtatshkurtër, topolak me sy larushë dhe flokë kacurrelë të zinj, që i mbulonin krejt fytyrën. Lindi më 1 dhjetor 1949 në Rionegro, dhe u rrit në një nga lagjet periferike të qytezës së Envigados, në rrethinat e Medellin, Kolumbi, djalë nga qyteti, por me rrënjët e origjinës së tij nga fshati.  Ai ishte i treti nga shtatë fëmijët e Abel de Jesús Dari Escobar, një fermer, dhe Hermilda Gaviria, mësuese në shkollën fillore të qytezës.

Megjithëse vite më pas Escobar pagoi njerës që të krijonin dhe lartësonin imazhin arësimor  të biografisë së tij, porse kurrë nuk ia arriti të cfaqej ai që pretendonte të ishte.  Madje, ai nuk arriti të mbaronte shkollën e mesme, mbeti pa diplomë dhe nuk pati asnjë arritje sado të vogël në Envigado.

Pablo Escobar Gaviria e nisi karrierën e tij kriminale që në adoleshencë, si një hajdut ordiner. Fillimisht vidhte pllakat e mermerit në varrezat lokale të qytetit, u fshinte mbishkrimet, i thërmonte dhe i rishiste me cmime më të lirë. Vec kësaj ai e përshkallëzoi aktivitetin e tij kriminal duke vjedhur makina dhe duke rrëmbyer, personalitete publikë të njohur dhe e të pasur. Bashkëpunëtorët dhe kundërshtarët e tij, e përshkruajnë atë një “student fillestar” tejet i shkathët me intelekt e mendje brilante për tregëti. Në pamje të parë të linte përshtypjen e një njeriu të zakonshëm, me të folurën e tij të ngadaltë e të qetë, modest e njerëzor, i sjellshëm dhe në dukje finok i dhembshur.

Pas shkollës së mesme, Escobar vazhdonte të endej si hajdut ordiner; fallsifikator me llotari të rreme, madje nisi edhe punën si truproja e një kondrabandisti, Alvaro Prieto, një mesoburrë, i cili operonte në zonën e Kanalit të Panamasë. Escobar kujdesej edhe për ruajtjen dhe sigurinë në aeroportin e Medellin-it, nga ku edhe filloi të pasurohej me shpejtësi. Ishte fillim i viteve ’70-ë, kur Escobar rrëmbeu një nga industrialistët më të njohur të Medellin-it, dhe kërkoi dy million pesos ($100, 000) për lirimin e tij. Escobar synonte përherë të përmbushte ëndrrën e tij të fëmijëisë; se kur të bëhej 22 vjet do të kishte 1milion dollarë në xhepin e tij. Depozita e tij bankare arriti qindra miliona dollarëshe, kur ai ishte në moshën 26 vjecare. Arrestimi i parë i Escobar-it, ka ndodhur më 5 shtator të vitit 1974 për vjedhjen e një makine Renault. Pothuajse dy vjet më vonë, në vitin 1976-ë, agjentët e DAS (the Department of Administrative Security) e njohur si FBI-ja kolumbiane, arrestuan Pablo Escobar, kushëririn e tij, Gustavo Gaviria dhe disa të tjerë për transportimin e 39-ë kilogram kokainë, e vendosur në gomën rezervë të një kamioni, teksa përpiqeshin ta transportonin përmes qendrës së qytetit Medellin.  Arrestimi shënoi konfiskimin e parë të drogës të Escobar; konfiskimi ishte më i madhi në qytet atë vit. Escobar qëndroi në burg vetëm tre muaj, dhe doli nga burgu, pasi urdhri për arrestimin e tij u revokua në mënyrë të pazakontë, të cudtëshme dhe të mistershme. Policia e arrestoi përsëri, por shumë shpejt ai u la i lirë me kusht.  Me kalimin e viteve, nëntë gjyqtarë të posacëm u morën me çështjen e tij, por për cudi faktet gjithmonë zhdukeshin. Pesë vjet më vonë, në një nga rrugët e Medellin-it, njerëz të armatosur me  urdhëruar të  Escobar,  vranë dy agjentët e DAS që kishin arrestuar Escobar-in, që do të ishte edhe dalja e fundit e tij fizike në publik, e djaloshit bisnesmen me të folurën e butë e të qetë, të një finoku të dhembshur, por e  një vrasësi gjakftohtë.

Në vitin 1980, Pablo Escobar bleu një vilë luksoze në Miami Beach, duke paguar kaparin e vilës me vlerën $420,000 cash, dhe pagoi shumën prej $342,000 brenda gjashtëdhjetë e shtatë ditësh. Fillimisht ai mbante me vete një armë gjahu shotgun, teksa trafikonte pesë deri gjashtë kilogram kokainë, cdo ditë. Pablo Escobar dhe Carlos Rivas Lehder ngritën një pikë të re transporti në ishujt Bahamas, në ishulln Cay Norman, rreth 350 kilometra në juglindje të bregut të Floridës. Escobar nuk mund ta blinte Cay Normanin, sepse ajo ishte një sipërmarrje e vetme e Lehder.  Escobar dhe një miku i tij Vesco, blenë pjesën më të madhe të tokës në ishull; ku përfshihej një aeroplan, një port, një hotel, shtëpi, anije dhe aeroplanë me një gjatësi qindra metra, ku ndërtuan frigoriferin më të madh të ruajtjes së kokainës. Nga viti 1978 deri në vitin 1982, kjo është përdorur si një rrugë qendrore e kontrabandës për Kartelin Medellín. Me fitimet e mëdha të gjeneruara nga kjo rrugë, Escobar shpejt arriti të blinte 20 milionë metra katrorë në Antioquia për disa milionë dollarë, në të cilën ai ndërtoi Napaet Hacienda. Shtëpia luksoze që ai ndërtoi përmbante një kopsht zoologjik, një liqen, një kopsht skulpture, një arenë private dhe devijime të tjera për familjen e tij dhe kartelin Medellin.

Escobar transportoi dhjetra herë kokainë n me avionë, kryesisht midis Kolumbisë dhe Panamasë dhe përgjatë rrugëve të kontrabandës në Shtetet e Bashkuara.

-Bashkëpunimi me shokun e fëmijërisë Jorge Luis Ochoa Vasquez- El Gordo-The Fat Man”(Trashaluqi) dhe gjermano- kolumbianin, Carlos Lehder Rivas –alias-“Joe Lehder.

Pablo Escobar ishte njëri prej gjeneratës së parë që nisi trafikun e kokainës dhe i fundit do të ishte Jorge Luis Ochoa Vasquez.

Jorge Ochoa lindi në Cali, ndërsa u rrit në Envigado. Ai ishte dy muaj më i madh se Escobar dhe ishin shokë fëmijërie. Ochoa ishte i dyti nga tre djemtë e Fabio Ochoa Restrepo dhe Margot Vasquez. Babai i Ochoas, Fabio, ishte një njeri grotesk, trupmadh me bark dhe vinte nga familjet më të vjetëra në Antioquia. Fabio trajnonte kuajt dhe njihej si një nga trajnerët më të mirë të provincës në sportin e hipizmit, të garave me kuaj të qytetit Andean, në Medellin. Gjithsesi, Ochoas nuk ishin njerës fisnikë, ata i përkisnin shtresës së mesme më të ulët sociale, fshatarë arrogantë ordinerë, kokëfortë dhe të vrazhdë. Gjithashtu familja Ochoa kishte në pronësi restorantin “La Margarita” në rrethinat e qytetit piktoresk të Andean-it. Xhaxhai i Jorges, – Fabio Restrepo Ochoa, një kontrabandist veteran i “paisa”, merrej nga pak me shpërndarjen e kokainës dhe do të ishte po ai, që inflitroi vëllezërit Ochoas në trafikimin e kokainës. Vec kësaj, më pas ishte Jorge Luis Ochoa, ai që inflitroi vëllezërit e tij në trafikun e drogës, ngaqë ishte lodhur duke parë nënën dhe motrat e tij të punonin me orë të tëra nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë, në restorantin La Margarita. Nga viti 1974, Jorge Luis Ochoa ndryshoi mirëqënjen e familjes e tij, duke e nxjerrë atë nga shtresa sociale e mesme, me të ardhurat e 40-50 kilogram kokainë që trafikonte cdo muaj drejt SHBA-ës.  E gjithë familja drejtonin “Klanin Ochoa” qysh prej fillimit. Jorge Luis Ochoa ishte një kriminel i pagjasë; i qetë dhe i sjellshëm, por shumë i dhënë pas familjes.

Ai ishte i mprehtë dhe mjaft i zgjuar në tregëti, kishte aftësi si organizator, unifikues dhe nxitës i lidhjeve në aleancë me kartelet e tjera. Ai nuk pinte alkol, me përjashtim të ndonjë gote të rastit me verë të bardhë, dhe nuk tymoste kurrë duhan. Për kokainën as që nuk bëhej fjalë.  Ai ishte thjesht një trafikant i saj, dhe mendonte se ky ishte vesi që nuk i sillte dëm.  Nëse njerëzit e tjerë dëshironin dhe ishin në gjendje ta blinin, ata edhe mund ta përdornin atë. Nëse ata e bënin Jorge Ochoa të pasur, aq më mirë. Gjithsesi puna reale e tij, ishte shpërndarja e kokainës përgjatë bregdetit lindor për xhaxhain e tij.

Në fund të vitit 1977-ë, xhaxhai i tij, Fabio Restrepo Ochoa mburrej se bashkëpunonte me një informator të DEA–s amerikane dhe se trafikonte deri në njëqind kilogram kokainë në javë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 12 tetor-in, e të njëjtit vit, Restrepo i dha informatorit Të DEA-s, një valixhe të mbushur me njëzet e shtatë kg kokainë dhe i kërkoi që t’ia dorëzonte nipit të tij, Jorge Luis Ochoa në Miami. Por informatori e raportoi te DEA, dhe DEA ngriti grackën. Ndërsa kokaina ishte zhvendosur në parking-un e kinemasë, DEA ndërhyri menjëherë brenda dhe arrestoi nëntë kolumbianë, mes tyre motrën dhe burrin e saj, ndërsa Jorge vetë, shpëtoi për qime. Ai hipi një motori aty pranë dhe u largua me shpejtësi marramendëse.  Mbas kësaj ngjarje Jorge Ochoa largohet nga Miami. Ai iku për të mos u kthyer më kurrë. Pak pasi u kthye në Medellin, xhaxhai i tij Fabio u vra.  DEA i kërkoi zyrës së saj në terren, në Bogota, për të hetuar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Zyra iu përgjigj se: ”Jemi informuar se Jorge Ochoa ka trashëguar klanin e xhaxhait, Restrepos, tashmë i ndarë nga jeta. Spekulohet se Jorge Ochoa urdhëroi vrasjen e xhaxhait të tij, për t’u ngjitur vetë si kreu i padiskutueshëm i Klanit Ochoa.

Jorge Luis Ochoa iu bashkua dhe bashkëpunoi me shokun e tij të fëmijërisë, Pablo Escobar Gaviria. Nga mesi i viteve 1970-ë Escobar dhe Ochoa e kishin pozicionuar veten e tyre si koka e kartelit brenda trafikimt të kokainës në Kolumbi, që sa vinte e zgjerohej me shpejtësi. Klani i Escobar-it njihej në rrugë si “Los Pablos”, ndërsa Jorge dhe vëllezërit e tij njiheshin si “El Clan Ochoa”. Por biznesi i tyre ishte ende relativisht i vogël. Ajo c’ka ata kishin nevojë ishte një metodë më serioze, e sigurtë dhe e besueshme, për shpërndarjen dhe trafikimin e saj. Escobar nuk kishte përvojë me Shtetet e Bashkuara dhe qëndrimi i shkurtër i Ochoa –s gati do të kishte përfunduar me arrestimin e tij. Ata kishin nevojë për një përkthyes kolumbian profesionist që fliste dhe kuptonte anglisht perfekt, që t’iu shpjegonte me hollësi se si funksiononte tregëtia e kokainës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po atë vit, mes tyre jetonte, edhe një djalosh tjetër kolumbian, në të njëjtën lagje, ai ishte Carlos Lehder Rivas –alias-“Joe Lehder, gjermano- kolumbiani që admironte; Che Guevarën, John Lennon dhe Hitlerin.

Carlos Lehder Rivas e nisi karrierën e tij të trafikantit duke transportuar kokainë në valixhet e të dashurës së tij, përmes firmës së shitjes së automjeteve në Medellin dhe në bregun lindor të Sh.B.A.-ës.

Carlos Lehder Rivas lindi në 7 shtator 1949 –ë. Babai i tij ishte Ëilhelm Lehder, një inxhinier me origjinë gjermane, elegant dhe i sjellshëm, ndërsa nëna e tij ishte kolumbiane, Helena Rivas nga një qytezë që njihej për prodhimin e kafesë, Armenia, pranë Medellin, Kolumbia. Babi i Wilhelm Lehder pati emigruar në Kolumbi, aty nga viti 1922, dhe kishte ngritur dhe menaxhonte  një kompani ndërtimi. Carlos Lehder Rivas ishte më i vogli nga katër fëmijët e ciftit Lehder-Rivas, tre djem dhe një vajzë. Prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte vecse katër vjec dhe Carlos e kaloi fëmijërinë me nënën e tij në Armeni. Ai mbante dy mbiemra të babait e të nënës. Në atë kohë, kur Carlos Lehder Rivas, ishte vecse pesëmbëdhjetë vjeç, ai u zhvendos së bashku me nënën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Carlos ishte shtatshkurtër, një djalosh fort i bukur, me flokët e gjatë, të dendur dhe të errët, si të një hipi-e, tipare të hijëshme djaloshare, sy depërtues dhe me atë gojën e tij brisk në gjuhën latine dhe anglisht. Shumica e njerëzve e njihnin si djaloshi capkën, i rezervuar, i zgjuar dhe gjakftohtë. Carlos ishte një hajdut ordiner adoleshent makinash dhe një shpërndarës adoleshent i papërfillshënm droge në New York dhe Detroit.

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 1972, për përdorimin e paautorizuar të një automjeti në Mineola, New York, dhe një vit më pas, ai u akuzua në Detroit për vjedhjen e një automjeti të transportit ndërshtetëror. Ai u lirua nga burgu pasi hipotekoi garancinë (bond) në “cash”. Menjëherë, sapo lirohet nga burgu, Carlos merr avionin për në Miami, ku edhe u arrestua për posedimin e 237-ë paund marihuanë dhe u dënua me 4 vjet burg. Carlos u dërgua të vuante dënimin në Institucionin Federal të Korrektimit në Danbury, Connecticut. Aty Carlos u njoh me George Jung, një i dënuar me akuzën e ngjashme; trafikim të marihuanës. George Jung u miqësua menjëherë me Carlos Lehder. Ai pëlqente karakterin e tij;

“Carlos dukej tejet inteligjent dhe i sjellshëm, por kishte diçka më tepër në personalitetin e tij -mendonte Jung, ishte një djalosh me karizëm individuale të spikatur.

George Jung ishte më me përvojë, ai trafikonte pa vështirësi tonelata me marijuanë, teksa Carlos Lehder përpiqej të trafikonte disa qindra kilogram mariuhanë.  Kur Jung i tregoi se marihuanën e trafikonin me avion nga Meksika, kjo zgjoi kureshtjen dhe ngjalli interesimin e Lehder për trafikimin e kokainës. Ai e pyeti Jung, në rast se dinte dicka rreth trafikimit të kokainës. Jung nuk donte më shumë se kaq të dëgjonte; e kishte provuar disa herë të trafikonte kokainën, por pa rezultat.

“Kokaina është më e lehtë për t’u kontrabanduar sesa marijuana, – i thotë Lehder,- sepse është më e vogël, më pak kaba dhe tepër fitimprurëse. Një kilogram kokainë që shitej për $2000 në Kolumbi, mund ta shisje për $55,000 kilogram në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetë Lehder edhe pse e dinte që kokaina ishte helm, por ajo ishte e ëmbël  për të fituar para dhe autoritet. George Jung donte paratë; por Lehder dëshironte paratë, autoritetin dhe pushtetin, gjithashtu. Carlos Lehder ëndërronte që një ditë të drejtonte vendin e tij. Ai fliste vazhdimisht për revolucion, admironte dhe respektonte Ernesto Che Guevara, liderin e luftës guerilase të Argjentinës. Lehder, gjithashtu, admironte John Lennon dhe Adolf Hitler, ndërsa George Jung, shijet e të cilit shkonin deri te Bob Dylan, mund të kuptonte admirimin për Guevara dhe Lennon, por admirimin për Hitleri-in, ishte më tepër nga c’duhej.

Lehder i premtoi Jung, se ai mund të blinte një sasi të pakufizuar kokainë në Kolumbi nga Pablo Escobar, ndërsa George Jung i garantoi, se ai mund ta trafikonte drogën në Shtetet e Bashkuara përmes lidhjeve të tij të hershme kur trafikonte marihuanën, dhe se “Ata” të dy mund të bënin miliona përmes transportit ajror të prodhuesve të kokainës. Dhe Carlos Lehder ishte në pozicionin më unik për ta realizuar këtë. Ndryshe nga djaloshi Pablo Escobar, Lehder ndjehej mjaft komod në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se sa në Kolumbi, madje aishërbente si ura lidhëse mes nacionaliteteve të tjera, ngaqë njihte dhe fliste shkëlqyeshëm disa gjuhë të huaja. Gjithashtu Lehder kishte aftësi të jashtëzakonëshme t’i bindëte të tjerët të pranonin ofertat e tij. Me kurajo, vullnet e vision, ai mblodhi rreth vetes, kundravajtës e shkelës amerikanë të ligjit, ordinerë, vecmas ata të pafuqishmit e të papërfillshëm, sikundër George Jung. Andaj Lehder-it i duhej Jung, i cili mezi trafikonte për veten e tij disa kilogram kokainë. Nga një bankier i burgosur së bashku me ta në Danbury, CT, ata mësuan se si të pastronin paratë përmes “offshore banks”. Lehder gjithmonë i referohej burgut të Danbury, -si “Kolegji (Universiteti) i tij”,- vendi ku ai ishte diplomuar!

Përveçse George Jung, Lehder kishte njohur në burg në Kolumbi, 1976-ë, Stephen Yakovac, një Amerikan, të cilit i tregoi ambicjen e vizionit të tij, për të ngritur perandorinë e kokainës. Lehder e ktheu ishullin e vogël Bahamian të Gjirit Norman, në një bazë paraushtarake të armatosur rëndë, që përdorej për dërgesa e kokainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lehder vendosi tubacionet e gazsjellësit në ishull, dhe një larmi të gjerë shërbimesh për konsumatorët, vecmas për “gringos”, të cilët punonin si distributorë për llogari të tij. Vetë kolumbianët përdornin shërbimin e transortit të Lehder. Ndër ta ishin edhe Pablo Escobar dhe Jorge Ochoa.

Më 16 gusht 1978-ë, zbarkoi në Gjirin Norman, ngarkesa më e madhe e kokainës që kishte mbërritur ndonjëherë, e ngarkuar në një aeroplan turbohelikë me dy motorë.

Gjashtëmbëdhjetë valixhe të mbushura plot me 314 kg kokainë, dhe të sistemuara nga dyshemeja deri në tavan, që përmbanin 80% -94% kokainë e pastër.   Ndërsa pronari i avionit ishte 29-vjeçari, Jorge Ochoa.

“Flitej për më shumë se pesëmbëdhjetë milion dollarë të shitjes me shumicë për një ngarkesë- do të sillte ndërmend më vonë Stephen Yakovac. Në atë kohë DEA po përpiqej të pastronte krimin e rrugës në Miami, duke arrestuar dhe shkatërruar rrjetin e shpërndarësve të kokainës në rrugët e qytetit bregdetar. Ndërsa njerëzit e Lehder ngarkonin dërgesën tjetër në një Cessna 206, për ta transportuar më pas në SHBA-ës, Jorge Ochoa qëndronte dhe kujdesej vetë për gjithë natën në ishullin Norman. Nuk ishte vetëm Ochoa,“King of cocaine”, që vizitonte Lehder në ishull. Ishte edhe shoku i fëmijërisë dhe ortaku i tij, Pablo Escobar, që vinte shpesh aty. Një ditë Stephen Yakovac mori Escobar dhe Ochoas, së bashku me gratë e tyre, dhe ata hapën llogaritë bankare në Bahamas. Të dy kolumbianët, Escobar dhe Ochoa, nuk flisnin anglisht, kështu që Yakovac bënte përkthimin gjatë veprimeve bankare. Escobar dhe Ochoa dëshironin që bankat bahamiane të shërbenin si “kanal”, për transfertën e parave në llogaritë e tyre në Panama. Lehder depozitonte paratë në “cash” për ta në Bahamas, dhe më pas  transferta kalonte  në Panama. Raportet e një bashkëpunimi të tillë; i fortë, i ekuilibruar dhe i besueshëme midis Ochoa, Escobar dhe Lehder, përcaktoi pikënisjen e një ortakërie, që do të intensifikonte tregtinë e kokainës gjatë gjithë epokës së njohur e të famëshme të ekspansionit dhe trafikimit të drogës.

Prishja e pazareve të kokainës e Carlos Rivas Lehder me George Jung e Stephen Yakovac. 

Ndërsa biznesi i kokainës i Carlos Lehder po lulëzonte, zemërimi, inati, konfiktet dhe konfrontimet me George Jung kishin arritur kulmin, -në pikën e tyre më të nxehtë. Ndërsa Lehder ishte shndërruar tashmë, një legjendë në biznesin e kokainës, Jung kishte katandisur si mos më keq, trafikonte pesë deri në dhjetë kilogram, njëherë të vetme kur i jepej mundësia. Kjo gjë po e shkatërronte George Jung mendërisht dhe financiarisht. Në pranverën e vitit 1978-ë, Jung shkoi në Nassau, të bisedonte për herë të fundit me Lehder. Kësaj here Lehder erdhi i shoqëruar nga dy truproja gjermane, të cilët qëndronin pas tij, teksa ai dhe Jung, u ulën dhe bisedonin. Jung e ndjeu që në fillim, se nuk po bisedonte me një mik të hershëm, por me një mini diktator. Jung i rikujtoi Lehder, se ishte pikërisht ai që e pati ndihmuar për fillimin e tregëtisë së kokainës, madje kishte rrezikuar edhe jetën e tij, duke bërë para për avionët dhe pagesat e qirasë në ishullin Norman, tashmë ai po bënte vetëm $500,000 në vit, duke trafikuar vecse disa kilogramë, ndërsa Lehder po fitonte dhjetëra miliona dollarë në vit.

“Nuk të toleroj më të luash me mua”, – e paralajmëroi Jung, teksa Lehder qëndronte gjakftohtë dhe e dëgjonte.

Kaq ishte! Gjithcka mbaroi mes nesh! – i tha Lehder  Jung-ut.

George Jung largohet dhe kthehet përsëri në Boston. Ai i bashkohet një bande vrasësish me pagesë, të cilët i kishte njohur në burg, në Danbury, dhe do të bënte plane për të vrarë Lehderin. Madje e kishte marrë aq seriozisht sa pagoi paradhënien prej $125,000. Por njëri prej tyre e tradhëtoi dhe i tregoi Lehderit rreth planit të vrasjes. Nëse Lehder do të vritej, do të hapeshin larje hesapesh të pamasë, të tmerrëshme, të jashtëzëkonshëme dhe të frikëshme me trafikantët kolumbianë.

Lehder ishte i paprekshëm!

Kështuqë Jung anuloi kontratën, por paradhënia  ishte e parikthyeshme. Ashtu si Jung, para tij, ishte detyruar edhe Stephen Yakovac, që të largohej përfundimisht nga klani i Lehder.

Lehder sa vinte dhe bëhej më kërkues, i marrë dhe konfrontues, gjithmonë duke gjetur fajtorë dhe duke bërë akuza nga më të cudicmet e të çmendura.

“Jam unë Zoti i këtij klani, – i tha Lehder. Kjo është e gjitha! Rregullat i vendos unë! Ligjin e bëj unë! Ti bëj zgjedhjen tënde ose largohu!

Yakovac zgjodhi të largohej.

Escobar, Ochoa dhe Lehder sollën modelin e evolucionit më të madh në industrinë e kokainës.

Tashmë Escobar dhe Jorge Ochoa e kishin të qartë rolin e Lehder; Ai ishte “Mbreti i Transportimit të Kokainës. Gjatë 1980-ës, Lehder u divorcua dy herë. Tashmë beqar dhe tridhjetë e një vjeç, milionat e dollarëve shkonin në xhepat e tij. Ai vendosi t’i investojë ato në Armeni, vendlindjen e tij, njëqind e tetëdhjetë milje në jug të Medellin-it, në zemër të vendit ku prodhohej kafja e famëshme kolumbiane, me lëndina të praruara dhe oaze ujore, për t’u rikthyer pas 15 viteve përsëri. Lehder nisi menjëherë përpjekjet për të investuar në Armenia. Ai hapi disa bisnese, duke e paraqitur veten si një mbështetës i gjithanshëm dhe dashamirës me shpirtin e një investitori të pasur.

Me makinat e tij luksoze të shtrenjta e të shpejta, varëset dhe unazat prej flori që mbante, i rrethuar nga djem të fortë e simpatikë, Lehder u bë njeriu që ngashnjente këdo në Armenia. Ai ishte poligot; fliste shkëqyeshëm   anglisht, gjermanisht, portugalisht dhe italisht. Nga 1981-ë ai filloi të blinte sipërfaqe të mëdha trualli e toka bujqësore në veri të qytetit dhe ndërtoi një resort gjigant turistik me motiv arkitekture bavareze. Pajtoi një skulptor kolumbian të ngrinte skulpturën prej bronzi 2 metra të lartë të John Lennon e Beatles. Në qytet ai bleu shtëpi, ndërtesa për zyra dhe godina banesash, duke i sfiduar investitorët dhe spekuluesit e pasurive të patundshme.

Vendosi fanarin ndricues (lighthouse) në një ishull të vogël në hyrjen veriore të Acandi. Një incursion piste u ndërtua në Hacienda Veracruz për pilotimin e avionëve që karteli i drogës kishin ngritur në Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbi, dhe që ishin unike në trafikimin e kokainës. Ndërsa në Miami kontrabandues të tjerë të Ochoas dhe Lehderit trafikonin ngarkesat me katërqind e pesëdhjet kilogram në Luisiana, Alabama, Tennessee dhe Georgia.

Për të shndërruar industrinë e kokainës në një sipërmarrje shumëkombëshe zgjati disa vjet, që do të ishte epoka e rritjes madhështore, mahnitëse dhe mbresëlënëse për Kartelin Medellin.

Escobar, Ochoa dhe Lehder sollën modelin e evolucionit më të madh në industrinë e kokainës, ortakëri që transportoi ngarkesat më të mëdha me kokaine, por evidente që rriti kurbën e kriminalitetit në Medellin; me rrëmbime, vrasje dhe tortura, saqë policia nuk mundej ta kontrollonte për të ndaluar gjakderdhjen. Deri në vitin 1982, qyteti u përkiste dhe ishte nën kontrollin e trafikantëve të rinj të kokainës. Policia dhe politikanët merrnin ryshfet dhe mbyllnin sytë e gojën para krimit dhe realitetit, se përndryshe i priste vdekja. Kontrabandistët e dikurshëm nuk kishin vend në skemën e re.  Një pjesë e tyre e falnin tokën me hir ose pahir, ndërsa shumica e tyre dolën në pension. Ata që nuk bindeshin u përzunë ose u vranë. Ishte një Epokë e Re, -epoka me ekip e lojtarë të rinj, realë, jo të trilluar.

Ngarkesa të mëdha me kokainë dërgoheshin nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara çdo muaj. Në mes të viteve 1980, në kulmin e fuqisë së saj, kartela e Medellin dërgonte në Shtetet e Bashkuara po aq sa 11 ton me aeroplanët. Ngarkesa më e madhe e dërguar nga Escobar ishte 23,000 kg e përzier me paste të peshkut dhe dërguar nëpërmjet anijes, që përveç përdorimit të avionëve, Escobar kishte punësuar edhe dy nëndetëse të vogla për të transportuar ngarkesat masive.

Në vitin 1982, Escobar u zgjodh anëtar i Kongresit dhe anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kolumbisë, si pjesë e lëvizjes Alternative Liberale. Përmes pushtetit që ai kishte tashmë, ai n-pastronte paratë e përfituara nga kokainë, në ndërtimin e shtëpive, fushave të futbollit dhe garave të hipizmit me kuaj, në Kolumbinë perëndimore, sponsorizonte eventet locale të artit e kulturës lokale, ndihmonte familjet në nevojë,  e cila i dha popullaritet të dukshëm në mesin e vendasve të qyteteve që ai frekuentonte. Ndërsa Jorge Ochoa, ashtu si ati i tij, , Fabio babloku, që trajnonte kuajt, ndërtoi stalla të mëdha për kujdesin e kuajve dhe pistat e trainimit dhe të garave me kuaj, ndërsa vëllai i Jorge, Fabio Ochoa Junior ishte përformuesi i artit të ndeshjes së demave, matador.

Paratë derdheshin lumë në investime në Medellin, dhe pati një konkurencë serioze mes trafikantëve tashmë të mplakur dhe brezit të ri; se kush mund të shpenzonte më shumë në bamirësi dhe zhvillimin industrial, ekonomik e social të qytetit. Epoka e artë kishte mbërritur. Ndërtesat e zyrave, godinat e apartamenteve, hotelet dhe diskotekat po ndërtoheshin në të gjithë qytetin, vecmas në rrethinat dhe kodrat me natyrë të magjishme pjesën jugore të Medellin. Madje trafikantët e rinj tejkaluan veten e tyre, u vunë në konkurencë kush të blinte e ndërtonte vilën më të bukur dhe i mobilonin me mobiljet me zbukurime të Luigjit  XIV, sa më imagjinare aq më mirë. Çdo sergjen oxhaku duhej të kishte pikturën e Jezusit me një zemrën të përgjaku, a varur mbi të. Ideja ishte për të përfituar respektin dhe statusin e aristokracisë paisa.

Nga Raimonda MOISIU. Author/Freelancer  Jacksonville, Florida SHBA (TemA)

 

 

---- ----
----
-----
-----