Ballina Lajme Bota/Rajoni Si nëpër filma, grabitet me armë dhe eksploziv banka në Prishtinë

Si nëpër filma, grabitet me armë dhe eksploziv banka në Prishtinë

117
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Persona të armatosur kanë grabitur filialin e një banke në Prishtinë në orët e para të mëngjesit.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, grabitja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit ku persona të armatosur kanë sulmuar bankën që ndodhej në “Rrugën B”.

Grabitësit kanë përdorur eksploziv për të hedhur në erë bankomatin që ndodhej në ambientet e bankës dhe me pas kanë qëlluar me armë në drejtim të rojes. Fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ndodhi grabitja në Prishtinë, ndërkohë që janë ngritur dhe postblloqe për kapjen e autorëve.

Momentalisht ende nuk dihet sasia e parave që grabitësit kanë marrë në bankë.

---- ----
----
-----
-----