Ballina Lajme nacionale Si ndryshuan qëndrimet e Socialdemokratëve “Parti e haraçit dhe me një lider...

Si ndryshuan qëndrimet e Socialdemokratëve “Parti e haraçit dhe me një lider të papjekur”

12
SHPËRNDAJE

“Parti e haraçit dhe me një lider të papjekur”, si ndryshuan qëndrimet e Socialdemokratëve.

Të hënën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nënshkroi një marrëveshje koalicioni parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate.

Të dyja këto, nuk është se kanë pasur qëndrime të përbashkëta, mirëpo kohëve të fundit filluan të ‘flirtonin’ me njëra tjetrën.

Socialdemokratët jo rrallëherë e fyen Haradinajn dhe partinë e tij, pasi ishin të pakënaqur me disa nga vendimet që i ndërmori sikurse në nënshkrimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.PSD e akuzoi Haradinajn se i fali tokë Malit të Zi, e quajti AAK-në parti të haraçit e korrupsionit. Ndërsa, së fundi për shkak të deklaratave një pas njëshme të Haradinajt për taksën, Dardan Molliqaj i PSD-së e quajti atë të papjekur.

“Po të kisha qenë unë kryeministër, nuk kisha folur aq shumë për taksën. Nuk isha deklaruar çdo ditë, e heqim, nuk e heqim. Kjo është sjellje e papjekur”, kishte thënë Molliqaj.

Në shkurt të po këtij viti, lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti e kërkoi pezullimin e taksës.

Si bashkëkryesues i ekipit negociator, Ahmeti tha se duhet pezulluar taksa për t’i dhënë shans dialogut.

Një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Haradinaj nuk hoqi dorë nga idetë e tij për njohje reciproke me Serbinë. Lajmi net ka kontaktuar me zëdhënësen e PSD-së, Natyra Kuçi për të marrë një deklaratë se cili është qëndrimi përfundimtar i kësaj partie për taksën pas koalicionit parazgjedhor, ajo ka thënë se për këtë çështje do flas Ahmeti në debate televizive.

Ndërkohë, Pal Lekaj nga AAK, i ka thënë lajmi.net se qëndrimi i kësaj partie për taksën mbetet i njëjti.

“Siç dihet botërisht taksa është vendosur me vendim të qeverisë me në krye Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së dhe askush më shumë se partia në të cilën jam pjesë nuk ka këmbëngulur në mbajtje të taksës. Prandaj çdo herë, nga çdo pozitë mbroj qëndrimin për taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë, deri në njohje të pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Lekaj.

Theksojmë se të dy liderët e partive, deklaruan se i kanë tejkaluar të gjitha gjërat e së kaluarës dhe janë bërë bashkë për koalicionin e fitores.

Ndërkohë, Haradinaj tha se është i hapur edhe për Nismën Socialdemokrate dhe Aleancën Kosova e Re.

Taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, është një vendim i bërë në kohën sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës.

Edhe pse asnjëherë nuk u kuptua saktësisht se e kujt ishte kjo ide, Haradinaj vazhdon të krenohet me vendosjen e saj

-----