Ballina Lajme nacionale Si i ka raportet me ndërkombëtarët, tregon Haradinaj

Si i ka raportet me ndërkombëtarët, tregon Haradinaj

17
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj, ka treguar se si i ka marrdhëniet me ndërkombëtarët.

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në Gjilan në një mbledhje të partisë që ai kryeson, AAK’së, për marrdhëdhëniet me ndërkombëtarët.

“Po thojn se Ramushi nuk i ka punët mirë me të huajt, thonin se nuk do i jepnin vizë”, ka thënë Ramush Haradinaj.

“Një herë mu bë puna me shku dhe u ktheva me një ushtri. Kur do shkoj herën tjetër do të vi me njohje. Unë nuk kam kohë që të shkoj shumë herë pa qëllim”

“Deri sa të bëhet puna për njohje do qëndrojmë pak si idhnushëm, por herën tjetër që do të shkoj do të vi me njohjen”, ka thënë Haradinaj, që dha dorëheqje nga posti i kryeministrit disa ditë më parë.

Kjo ishte një mbledhje e partisë AAK në degën e Gjilanit ku folën edhe Ahmet Isufi dhe i sapo i aterruari në këtë parti, ish-ministri Bajram Hasani.

Fjalimet në këtë tubim i ngjanin atyre të një fushate zgjedhore

-----