Ballina Lajme Bota/Rajoni “ Si film horror”/ Trupat bëhen “pirgje” nga koronavirusi në Brazil (foto)

“ Si film horror”/ Trupat bëhen “pirgje” nga koronavirusi në Brazil (foto)

159
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i qytetit më të goditur të Brazilit, Manaus nga koronavirusi i ka përshkruar qindra vdekjet nga sëmundja atje si “ skenë nga një film horror”, pasi trupat janë grumbulluar në kamionë frigoriferikë dhe buldozerët gërmojnë varre masive.

Virgilio Neto tha se qyteti i tij nuk ishte më në një gjendje të jashtëzakonshme, por më shumë në “një fatkeqësi absolute”, pasi shkalla e vdekjeve ditore shkon nga 20-30 që ishte zakonisht, në mbi 100 për shkak të pandemisë. Manaus regjistron shkallën më të lartë të vdekjeve nga cdo kryeqytet tjetër rajonal në Brazil dhe Neto druhet se ka edhe më shumë vdekje të paregjistruara nga koronavirusi, sepse njerëzit po vdesin në shtëpi pa kujdes mjekësor.

Pandemia ka mbërritur deri në komunitetet indigjene jashtëzakonisht të rrezikuara të Amazonës, e cila është aq e madhe sa mund të duhen ditë udhëtimi me anije për të arritur deri në qytetet dhe fshatrat përreth.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro e ka minimizuar rrezikun e virusit duke i cilësuar pasojat e tij si “ një ftohje e vogël” dhe ka kërkuar fundin e masave të izolimit, por vendi tani ka më shumë infeksione (45,000) dhe vdekje (2,900) se çdo shtet tjetër I Amerikës Latine.

-----