Ballina Lajme nacionale Si erdhi deri tek helmimi i tridhjetë ushtarëve të Kosovës në Mitrovicë?

Si erdhi deri tek helmimi i tridhjetë ushtarëve të Kosovës në Mitrovicë?

18
SHPËRNDAJE

Si u helmuan ushtarët e Kosovës?

Rreth tridhjetë ushtarë janë helmuar në Kazermën “Miantori” në Mitrovicë, burime të T7 thonë se shkaktarë ka qenë ushqimi

Mbrëmja e të premtes nuk ka qenë fort e mirë për ushtarë e Kazermës, “Minatori” në Mitrovicë.

Mësohet se rreth tridhjetë ushtarë të kësaj kazerme kanë kërkuar ndihmë mjekësorë për shkak të helmimit që ka ndodhur brenda kazermës.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes, por sipas tyre helmimi i ka ndodhur një numri më të vogël të pjesëtareve.

Burime të mirinformuara brenda kazermës i kanë thënë televizionit se helmimi ka ndodhur nga ushqimi i ligë në kazermë.

Por, këtë e mohon Ministria e Mbrojtjes, sipas tyre shkaktar i molisjes së pjesëtareve s’ka qenë ushqimi.

Ndërkohë kurimi i këtyre pjesëtareve nuk ka ndodhur në Spitalin e Mitrovicës, zëdhënësja e këtij institucioni ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë pacient nga FSK.

Të njëjtën gjë e kanë thënë edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Mitrovicës.

E sipas Ministrisë ata janë trajtuar në nivel ambulator dhe nuk ka pasur ndonjë shqetësim tjetër.

-----