Ballina Lajme nacionale Si erdhi deri te konflikti e si ndodhi tërë ngjarja, dalin detaje...

Si erdhi deri te konflikti e si ndodhi tërë ngjarja, dalin detaje të reja nga prokuroria

236
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë.

Prokurori i rastit Ilaz Beqiri ka thënë se dyshohet se tre persona janë përfshirë në të shtënat me mjete zjarri në “Mati 1”, sot në Prishtinë.

“Dy persona janë prangosur më herët, ndërsa edhe një person i cili ka qenë i lënduar dhe ndodhet në Klinikën Emergjente, dyshohet se ka kryer vepër penale, mund të konsiderohet i prangosur”, ka thënë Beqiri.

Më herët Bajram Krasniqi, zyrtar për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar se gjatë të shtënave me sot në lagjen “Mati 1”, një zyrtar policor ka intervenuar në prangosjen e njërit nga të dyshuarit që ka gjuajtur.

Sipas Krasniqit, nuk dihet nëse i njëjti ka gjuajtur edhe me mjete zjarri.

“Ka qenë kalimtar rasti, jashtë detyrës. Si kalimtar rasti ka hasur në ngjarje dhe ka intervenuar dhe njëri nga të dyshuarit, i cili ka përdorur mjetin e zjarrit të shkurtër, është prangosur nga polici, i cili ka qenë kalimtar rasti. Nuk dihet ende nëse i njëjti ka përdorur mjetin e zjarrit”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e të shtënave.

Dëshmitarët thanë se në konflikt ishin përfshirë dy familje, për shkak të një kontesti pronësor. Fillimisht, janë lënduar katër persona, por që më vonë dy prej tyre ndërruan jetë në QKUK nga plagët e marra.

Policia ka bërë të ditur se janë lënduar dy persona lidhur me rastin, por nuk ka dhënë ende motivet që çuan deri te ngjarja tragjike.

---- ----
----
----- ----
-----