Ballina Lajme nacionale Si do ta çkapë shtetin Vetëvendosja, tregon Abazi

Si do ta çkapë shtetin Vetëvendosja, tregon Abazi

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Së shpejti do të krijohet Qeveria e re.

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, i ftuar në Pressing të T7, ka treguar se si Lëvizja Vetëvendosja do ta çkapë shtetin kur ta formohet qeveria.

Ai ka thënë se do të formohet taskforca e përbërë nga ekspertë dhe procesi tjetër që synon këtë qëllim është përmes vetingut.

“Do të bëhet taskforca që do të përbëhet nga ekspertë brenda sistemit të drejtësisë. Në procesin tjetër paralel do të përgatitet procesi i vetingut. Proces që e bën me integritet edhe prokurorin edhe gjyqtarin”, është shprehur Abazi.

Kandidati për deputet ka thënë se target janë personat brenda drejtësisë që janë bërë pjesë e politikës.

“Drejtësia duhet të jetë pushtet i veçantë, jashtë ekzekutivit dhe legjislativit. Brenda dikasterit të drejtësisë kemi persona që janë ngulfatur, njerëz të ndershëm. Kemi edhe raste kur prokurori është bë pjesë e politikës, andaj edhe LVV’ja ka target këta persona sepse këta persona nuk e kanë vendin në drejtësi”, ka thënë Abazi në Pressing.

---- ----
----
----- ----
-----