Ballina Sport Si do riparohet fusha e stadiumit “Air Albania”: Brenda janarit do instalohen...

Si do riparohet fusha e stadiumit “Air Albania”: Brenda janarit do instalohen llambat dhe sistemi i ventilimit

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pak ditë më parë Federata Shqiptare e Futbollit paralajmëroi klubet për terrenet e rënduara dhe rrezikun e penalizmit për këtë arsye.

Kryetari i Komisionit të Infrastrukturës pranë FSHF, Arben Dervishaj tregon më tepër rreth situatës së terreneve dhe arsyet.

 “Koha e dimrit dhe rëndimi i situatës për shkak të stërvitjes që bëjnë klubet në stadiume. Një seancë stërvitore e rëndon shumë më shumë fushën se një ndeshje. Numri i pakët i fushave na detyron që të kërkojmë kujdes në mirëmbajtjen që për të thënë të vërtetën nuk është në nivelin e duhur kudo”, tha Arben Dervishaj, Kryetar i Komisionit të Infrastrukturës per Top Channel

Ndërkohë 28 marsi do të jetë ndeshja e fundit në “Air Albania”, përballja me Anglinë për eliminatoret e Botërorit me këtë tapet bari. Por deri atëherë çfarë do të bëhet për fushën e impiantit më të madh dhe më modern futbollistik në vend.

 “Brenda datës 15-20 janar do vijnë llambat dhe sistemi i ventilimit për një terapi intensive që do t’i bëhet fushës së Air Albania pasi nuk na premton koha për ta ndërruar dhe të jetë gati për ndeshjet e marsit që janë eliminatoret e Botërorit”, tha ai.

Sa do të kushtojë ndryshim i tapetit të barit?

 “Llambat dhe sistemi i ventilimit së bashku me tapetin kushtojnë 900.000 euro”, tha Dervishaj.

Ndërkohë të gjitha klubet nga viti i ardhshëm do të duhet të plotësojnë infrastrukturën sipas kritereve të UEFA-s edhe për pjesëmarrje në Superligë.

“Çdo lloj stadiumi tek ne do të licencohet në bazë të kritereve të licencimit të UEFA-s jo vetëm për pjesëmarrje në Evropë por edhe për superligë”, tha ai.

---- ----
----
----- ----
-----