Ballina Lajme nacionale “Si 20 vite pritje…”, vizitoi gruan shtatëzënë që humbi jetën nga Covid,...

“Si 20 vite pritje…”, vizitoi gruan shtatëzënë që humbi jetën nga Covid, infektohet mjeku gjinekolog

158
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një grua shtatzënë nga Gjakova e infektuar me koronavirus, e cila ndodhej në gjendje të rënduar në Klinikën Infektive ndërroi jetë mëngjesin e së martës. Tashmë, rezulton se mjeku gjinekolog që e ka trajtuar gruan shtatzënë ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Gjinekologu Albert Lila është shprehur se që nga momenti i testimit deri në daljen e rezultateve kanë kaluar rreth 20 orë. “Për mua ishin si 20 vite pritje, derisa rezultova pozitiv”, u shpreh ai.

Lila thotë se familja e tij në bazë të protokolleve duhet të presë disa ditë për t’i kryer testimet. Mjeku shton gjithashtu se nuk ka pasur kontakte me familjarë tjerë nga vet fakti se e “ka parandierë se mund të ishte infektuar për shkak të kontakteve me pacientë.”

----

Lila u shpreh: “Kisha një kollë të thatë si diçka që të mbet në fyt dhe një ndjesi që po mbes pa frymë. Këto simptoma ishin në ditën e gjashtë dhe të shtatë. Sot është dita ime e tetë dhe lirisht mund të them se po ndjehem mirë”.

 

----- ----