Ballina Lajme nacionale Shyqri Bytyqi i bashkohet partisë së Shpend Ahmetit

Shyqri Bytyqi i bashkohet partisë së Shpend Ahmetit

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga një parti Socialdemokrate në tjetrën, Shyqri Bytyqi i bashkohet Shpend Ahmetit.

Ministri në dorëheqje i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, nga NISMA ka aderuar në Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit.

Zyrtarizimi i Bytyqit në PSD u një konference për media në selinë e partisë. Shpend Ahmeti e konsideroi Bytyqin si njëri ndër ekspertët më të mirë të politikave tatimore ndërsa Bytyqi tha se është përkrahës i politikave të majta dhe se i është dhënë hapësirë e nevojshme për veprim brenda PSD’së.

“E njoh si njërin ndër ekspertët më të mirë të politikave tatimore” tha Ahmeti duke shtuar se “Në PSD do të jetë personi kryesor për reforma në politikat tatimore”.

Ndërsa Bytyqi në anën tjetër theksoi se duke e parë situatën të cilën gjendet Kosova, për të politikat socialdemokrate janë të rëndësishme dhe të nevojshme, shkruan Express.

“Që nga sot, aktivitetin tim politik do ta vazhdoj me PSD’në. Gjithmonë e kam informuar publikun se vazhdoj t’i përkrahi politikat e majta, e kjo vjen duke e parë situatën në të cilën po kalon vendi. Politikat socialdemokrate janë më të nevojshmet” tha Bytyqi në konferencë.

Ai shtoi gjithashtu se në PSD i është dhënë hapësirë që të kontribuojë në sistemin arsimor dhe sektorët e tjerë që do të ndihmojnë në zhvillimin e Kosovës.

“Na është dhënë hapësira e nevojshme që të kontribuojmë përfshirë sistemin arsimor dhe sektorët tjerë që janë të nevojshëm për zhvillimin e vendit” tha Bytyqi.

Bytyqi deri dje ishte pjesë e Nismës Socialdemokrate, ndërsa nga sot është pjesë e Partisë Socialdemokrate. Gjatë kohës së qeverisë Haradinaj, ai shërbeu si Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Shyqri Bytyqi ishte gjithashtu kandidat i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Komunës së Prishtinës.

---- ----
----
----- ----
-----