Ballina Lajme nacionale Shumë qytetatrë i bashkohen PDK-së në Podujevë

Shumë qytetatrë i bashkohen PDK-së në Podujevë

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Fushta zgjedhore veç se ka nisur.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës ku qindra banorë të kësaj ane në mënyrë organizuar i janë bashkuar PDK-së në mbështetje të Veselit për kryeministër të ardhshëm.

Kreu i PDK-së, nëpërmjet një statusi në Facebook ka falënderuar banorët e Llapashticës për besimin e dhënë për të arfhmen më të mirë për Kosovën.

“Mbështetja e madhe e tyre nuk është thjeshtë një shtysë për PDK-në por garanci për arritjen e suksesit në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka thënë Veseli.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Falënderoj Llapashticën e Podujevës për mikpritjen e përzemërt dhe tubimin masiv e plot entuziazëm që organizuan gjatë mbrëmjes së sotshme. Djali i njohur i kësaj treve, Nexhmi Muçiqi, si dhe shumë burra, gra, të rinj e të reja i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Mbështetja e madhe e tyre nuk është thjeshtë një shtysë për PDK-në por garanci për arritjen e suksesit në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Vetëm nëpërmjet kësaj lufte do mund ti japim fund emigrimit të të rinjve tanë duke zhbllokuar mundësitë që ata kërkojnë.

---- ----
----
----- ----
-----