Ballina Sport Shuhen shpresat, eliminohet që në nisje Shkëndija e Tetovës

Shuhen shpresat, eliminohet që në nisje Shkëndija e Tetovës

14
SHPËRNDAJE

E pabesueshmja ka ndodhur! Shkëndija e Tetovës, që vjet shkoi deri në turin e tretë të Champions League, sivjet eliminohet që në turin e parë ndaj kampionëve të Estonisë, Nomme Kalju, në një ndeshje të luajtur në Shkup, ku mbyllja ishte fatale, pasi goli i fitores për miqtë erdhi në sekondat e fundit të kohës së rregullt.

Pas fitores 1-0 në Estoni, djemtë kuqezi duhet vetëm që të luanin për të menaxhuar sfidën e dytë, por e pësuan menjëherë nga miqtë me Ugge, ndërsa ishte Ibrahimi ai që në pjesën e dytë barazoi me penallti.

Por, në fund, një pakujdesi në mbrojtje dhe një vendosje e gabuar, bëri që të vinte edhe goli i dytë i Nomme Kalju me Liliu.

Tani, Shkëndija shkon në turin e dytë kualifikues të Europa League dhe i jep lamtumirën Champions.

The post Shuhen shpresat, eliminohet që në nisje Shkëndija e Tetovës appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----