Ballina Shëndetësi Shtypja e lartë e gjakut mund të ulet përmes konsumimit të këtij...

Shtypja e lartë e gjakut mund të ulet përmes konsumimit të këtij lëngu

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Për të ulur nivelin e shtypjes së gjakut, është e rëndësishme të ndiqni një dietë përgjithësisht të shëndetshme, transmeton lajmi.net.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën ‘Food Science & Nutrition’, pirja e lëngut të domateve mund të ulë simptomat.

Në studim, 184 pjesëmarrës meshkuj dhe 297 femra u dhanë lëng domate gjatë gjithë një viti, pa ndonjë sasi të paracaktuar.

Në përfundim të hulumtimit, niveli i shtypjes së gjakut në 94 pjesëmarrës me hipertension ra në mënyrë të konsiderueshme.

Presioni sistolik i gjakut ra nga një mesatare prej 141.2 në 137.0 mmHg dhe presioni diastolik i gjakut u ul nga një mesatare prej 83.3 në 80.9 mmHg. /Lajmi.net/

---- ---- ----
-----