Ballina LifeBizare Shtypi foshnjën, djali i milionerit bën vetëm 13 muaj burg

Shtypi foshnjën, djali i milionerit bën vetëm 13 muaj burg

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Babai i një vajze të vogël që vdiq pas një përplasjeje të tmerrshme të makinave ka ndarë tërbimin e tij pasi vrasësi i së bijës është liruar nga burgu pas vetëm shtatë muajsh.

Antonio Boparan, 32 vjeç, la vogëlushen Cerys Edvard me lëndime shkatërruese pasi e përplasi me makinën e tij “Range Rover Sport” teksa udhëtonte me një shpejtësi prej mbi 100 km në orë në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 40 km në orë.

----

Cerys, e cila sapo kishte festuar ditëlindjen e saj të parë, u përplas teksa ishte duke luajtur në një kënd lojrash. Ajo mbeti e paralizuar për shkak të dëmtimeve në shtyllën kurrizore si dhe truri i saj u dëmtua.

Ajo nuk ishte në gjendje të fliste dhe kërkonte kujdes gjatë gjithë ditës që pas rrëzimit të nëntorit 2006.

Fëmija iu nënshtrua dhjetëra operacioneve ndër vite, por vdiq në spitalin e fëmijëve në Birmingham më 17 tetor 2015, një muaj para ditëlindjes së saj të dhjetë.

Ndërkohë që Boparan, trashëgimtari i një pasurie prej 800 milionë paund, ishte dënuar më parë për ngarje të rrezikshme në prill 2008, por u lirua pas vetëm gjashtë muaj burg.

Pas vdekjes së vogëlushes, policia rihapi çështjen dhe zbuloi se vdekje kishte ardhur si rezultat i plagëve të marra nga përplasja.

13 vjet pas aksidentit ai u akuzua këtë herë për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm, duke u dënuar me 18 muaj burg në mars të këtij viti. Por pas 7 muajsh burg, Boparan ka lënë sërish burgun për sjellje të mirë.

----- ----