Ballina AKTUALE Shtyhen zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi

Shtyhen zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi

1017
SHPËRNDAJE

Të dielen, Presidenti i vendit Aleksander Vuçiq, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Republikën e Serbis.

Të gjitha aktivitetet e lidhura me zgjedhjet në Serbi janë pezulluar deri sa është në fuqi vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme, ka vendosur të hënën Komisioni Republikan Zgjedhor.

Ky komision e ka miratuar një vendim të tillë gjatë takimit të së hënës mbrëma, gjë që nënkupton se me ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme do të konfirmohet data e re e zgjedhjeve, raporton B92.

Aktivitetet zgjedhore do të vazhdojnë pasi të merret vendimi për ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme, gjë që do të rregullohet përmes një dispozite të veçantë zgjedhore. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka shpallur të dielën gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territddorin e shtetit të tij, shkaku i koronavirusit./BujanociNet/

-----