Ballina Lajme nacionale Shtrohet “Darka e Lamës”

Shtrohet “Darka e Lamës”

25
SHPËRNDAJE

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sonte shtroi “Darkën e Lamës”, ku të pranishëm ishin krerët e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Marrë parasysh rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19, dhe në harmoni me respektimin e masave të përcaktuara nga organet kompetente shëndetësore, numri i të ftuarve dhe i pjesëmarrësve ishte i kufizuar.

Festa e Darkës së Lamës është shumë e vjetër, ndërsa autorët antikë e kanë shënuar që nga shekulli V para Krishtit.

Në vitin 2002, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova e pati shpallur Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës festë tradicionale shtetërore të Republikës së Kosovës.

The post Shtrohet “Darka e Lamës” appeared first on RTV21.

-----