Ballina Lajme Bota/Rajoni “Shtrigat e natës”, vajzat ruse që tmerruan nazistët dhe hodhën në erë...

“Shtrigat e natës”, vajzat ruse që tmerruan nazistët dhe hodhën në erë gjithçka (FOTOT)

65
SHPËRNDAJE

Një grup prej 80 grash dhe vajzash ruse, i njohur si “shtrigat e natës”, kreu mbi 23,000 misione dhe hodhi 3000 tonë bomba mbi nazistët në një hark kohor prej katër vitesh, duke u bërë forca vendimtare sovjetike për fitimin e  Luftës së Dytë Botërore.

Grupi përbëhej kryesisht nga adoleshente dhe vullnetare 20-vjeçare, dhe u quajten “shtrigat e natës” nga nazistët. Ky është emri që gjermanët i vunë 80 piloteve ruse që hodhën në erë dhjetëra fshatra.

Ato fluturuan nën mbulesën e errësirës dhe u ballafaquan me plumba që fluturonin në ajër, duke u ndeshur me skepticizëm dhe ngacmime seksuale në terren. Ato ishin  të urryera dhe frika më e madhe e gjermanëve, aq sa  çdo nazist që do të rrëzonte qoftë edhe një avion ajror të drejtuar nga ato, do të nderohej automatikisht me medaljen më prestigjioze të Kryqit të Hekurt.

-----