Ballina Lajme nacionale Shtohet numri i personave të moshuar pa përkujdesje familjare në Kosovë

Shtohet numri i personave të moshuar pa përkujdesje familjare në Kosovë

11
SHPËRNDAJE

Mbi 100 persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare në Kosovë

Numri i personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare në Kosovë dita e ditës po rritet.

Këtë e tregojnë edhe statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku numri i personave pa përkujdesje familjare në Kosovë është 117.

Vetëm në SHPMPF në Prishtinë në muajin shtator kanë qenë 76 persona, gjashtë më shumë se në muajin janar.

Kurse, në shtëpinë e komunitetit në Skenderaj gjenden 18 persona.

Ndërsa në fshatin Gurakoc, tek shtëpia e komunitetit gjendën 15 persona, kurse në Graçanic janë 8 persona.

Në këto institucione ofrohen shërbime 24 orëshe ku përfshihen ushqimi, veshmbathja, terapia e punës, shërbimi social, etj.