Ballina Lajme nacionale Shtohen tensionet / Ministri i Brendshëm paralajmëron arrestimin e Pacollit: Të tregojë...

Shtohen tensionet / Ministri i Brendshëm paralajmëron arrestimin e Pacollit: Të tregojë vendndodhjen

71
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga deputeti Behgjet Pacolli që të deklarojë vendndodhjen e tij. Në një deklaratë për mediat Svelça është shprehur se Policia do të marrë masa kur të shohë ish-ministrin në publik, duke nënkuptuar dhe një arrestim të mundshëm.

“I kërkojmë z. Pacolli se ku është sepse në qoftë se shfaqet në publik, policia do të ndërmarrë masa”, ka thënë Sveçla. Më tej ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të Brendshme, thotë se nëse konfirmohet se Pacolli ka qenë në veturën e Presidentit Thaçi, atëherë, sipas vendimit që ka marrë qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit Covid 19, edhe Thaçi duhet t’i nënshtrohet masave të karantinimit ose vetizolimit.

“Sipas vendimit të Qeverisë, personat për të cilët vërtetohet se kanë pasur kontakt me persona të sëmurë osë të dyshuar, futen në karantinë. Rrjedhimisht, nëse Presidenti vërtetohët që ka pasur kontakt me z. Pacolli, atëherë ai duhet t’i nënshtrohet karantinës, ose vetizolimit në linjë me historikun e shëndetit”, shtoi ai.

-----