Ballina Lajme nacionale Shtohen 1500 specializantë të rinj, 70 nga Lugina e Preshevës

Shtohen 1500 specializantë të rinj, 70 nga Lugina e Preshevës

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se edhe 1500 specializantë do t’i bashkangjiten institucioneve shëndetësore në të gjitha nivelet, 70 prej tyre janë nga Lugina e Preshevës.

“Duke përfshirë dhe mbulu nevojat  imediate që i ka vënë në pah pandemia mos të kemi ikje të mjekëve të cilët me mundin dhe sakrificën e prindërve të tyre janë shkolluar janë angazhuar dhe ne do të kujdesemi për ta”, tha Zemaj në një konferencë për media.

Në një konferencë të përbashkët me Bordin për Shkollim Specialistik, Zemaj tha se do të shohin si do të risistemohen specializantët.

Për situatën epidemiologjike kreu i shëndetësisë tha se momentalisht janë në situatë të mirë.

Sa i përket hapjes së kufirit me Maqedoninië e Veriut  Zemaj tha se shpreson që nesër qeveria e Maqedonisë së Veriut do të largojë nevojën që qytetarët e Kosovës të hynë në këtë vend me testin negativ të RT-PCR./21Media

The post Shtohen 1500 specializantë të rinj, 70 nga Lugina e Preshevës appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----