Ballina Lajme nacionale Shteti serb e di emrin e atij që ekzekutoi Oliver Ivanoviqin

Shteti serb e di emrin e atij që ekzekutoi Oliver Ivanoviqin

17
SHPËRNDAJE

Shteti serb e di emrin se kush ia mori jetën Oliver Ivanoviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pala serbe e ka emrin e vrasësit të ish-politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për medie ka thënë se shteti i tij është duke e hetuar me seriozitet vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe se sipas tij, pala serbe mendon se ai ka emrin e vrasësit.

Në këtë konferencë, Vuçiq duke folur për hetimin e vrasjes, ka thënë se pala kosovare nuk e ka idenë se kush e vrau Oliver Ivanoviqin, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi duke punuar seriozisht në hetimin për vrasjen e Ivanoviqit dhe mendojmë se e kemi emrin e vrasësit, pra autorit të kësaj vrasje. Pala kosovare nuk e ka këtë emër dhe nuk kanë të dhëna mbi këtë vrasje. Ata (pala kosovare), janë duke kryer hetimet politike për këtë vrasje dhe e vetmja dëshirë e tyre është që t’i fajësojnë serbët për diçka dhe ata nuk e dinë se çfarë do të bëjnë”, deklaroi Vuçiq.

Sipas tij, Millan Radojiçiq, nuk është engjëll mirëpo, siç u shpreh Vuçiq, është e sigurt se ai mund të jap informacione të sakta lidhur me vrasjen e Ivanoviqit.

Vuçiq thotë se e gjithë kjo për Radojiçiqin konfirmohet pas metodave të ndryshme të testimit, kontrollit dhe monitorimit që i është bërë atij.

Presidenti serb, thotë se të gjitha këto i mbështet në fotografitë dhe dëshmitë e dokumentet si prova materiale që i kanë dhe pas grumbullimit të tyre, do të dalin publikisht në një konferencë.

“Ne kemi dëshmi të plota. Gjithçka që ka ndodhur dhe mbi cilat motive. Ne jemi të bindur se ne e dimë se kush është vrasësi. Për shkak të gjërave të ndryshme, mungesa e analizës së ADN-së, predha të kloneve plastike dhe mungesa e disa regjistrimeve, dëshmi materiale, por ne do të vazhdojmë të punojmë. Kur të përfundojmë, autoritetet gjyqësore kompetente serbe do të lëshojnë aktakuza”, deklaroi Vuçiq.

Sipas tij, hetimi mbi vrasjen e Ivanoviqit do të vazhdojë deri në momentin e gjetjes së vrasësit.

Kujtojmë se Oliver Ivanoviq, ishte vrarë në mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018 teksa ishte duke hyrë në zyrën e partisë së tij.

-----