Ballina Lajme nacionale Shteti mërdhinë punëtorët e MKRS-së

Shteti mërdhinë punëtorët e MKRS-së

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Punëtorëve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot u është ndalur edhe nxehja në zyrat e tyre në objektin në sheshin “Nëna Terezë”, pas paralajmërimit për t’i lëshuar zyrat për presidencën.

Punëtorët e kësaj ministrie sot janë detyruar të punojnë në kushte aspak të favorshme për punë.

----

Ata në zyrat e tyre duhet të punojnë në temperatura të ulëta për shkak se u është ndalur nxehja, shkruan ORAinfo.

Krejt kjo, pasi që institucionet e vendit kanë marrë vendim që punëtorët e kësaj ministrie t’i zhvendosin nga këto zyre, për ti vendosur në një objekt privat, ku kostoja e qerasë kap shifra marramendëse.

Në anën tjetër, punëtorët e Ministrisë së Kulturës ende protestojnë ndaj largimit nga objekti

Ata sot kanë hyrë në ditën e tetë të protestës për të kundërshtuar largimin nga objekti aktual.

Punëtorët e kësaj ministrie që nga fillimi javës së kaluar janë duke protestuar çdo ditë në ora 10:00 për disa minuta ndaj vendimit të Qeverisë që i largon nga objekti aktual, për t’i bërë vend Presidencës.

Shpenzimi marramendës i parasë publike, 41 mijë euro në muaj për pagesën e qirasë për një objekt që nuk i plotëson nevojat e një institucioni siç është MKRS dhe investimi me miliona euro për renovimin e objekti për Zyrën e Presidencës duket i pa logjikshme për punëtorët e këtij institucioni.

Përfaqësuesit e punëtorëve të MKRS ka thënë se ata kundërshtojnë vendosjen në një objekt privat, i cili do të gëlltitë mjete të mëdha financiare. /ORAinfo/

----- ----