Ballina LifeBizare Shtëpitë në ankand për vetëm 1 euro

Shtëpitë në ankand për vetëm 1 euro

44
SHPËRNDAJE

 

Një qytet i bukur në Sicili është bërë i fundit në një trend në rritje në Itali për shtëpitë e braktisura që shkojnë në ankand për 1 euro. E gjithë kjo për të ndryshuar trendin e shpopullimit.

Qyteti piktoresk, Salemi do të shesë disa nga pronat e tij të rrënuara për një shumë të vogël në një përpjekje për të sjellë njerëzit përsëri në qytet.

Popullësia e tij po zvogëlohet ndjeshëm gjatë 50 vjetëve të fundit, pasi të paktën 4,000 banorë u larguan pas tërmetit të vitit 1968 në Luginën Belice të Sicilisë, transmeton rtv21.tv.

Kryetari i bashkisë, Domenico Venuti tha se të gjitha ndërtesat i përkasin këshillit të qytetit, i cili shpejton shitjen dhe zvogëlon burokracinë.

“Para fillimit të skemës ne së pari duhej të rimarrnim pjesët e vjetra të Salemit ku janë vendosur shtëpitë, duke azhurnuar infrastrukturën dhe shërbimet nga rrugët në rrjetet elektrike dhe tubat e ujërave të zeza. Tani qyteti është gati për hapin tjetër”, shtoi ai.

Salemi nuk është qyteti i parë në Italinë e Jugut që provon projektin me një euro, me Cinquefrondi në Kalabri duke bërë të njëjtën gjë në korrik dhe Mussomeli dhe Bivona, të dy në Sicili, duke e provuar këtë vitin e kaluar.

Zyrtarët e vendit ishin ndër të parët që sugjeruan idenë e shitjes së shtëpive “për asgjë”.

Puna e mirëmbajtjes ishte e nevojshme në zonat e rrezikshme të thërrmuara të qytetit dhe pandemia e koronavirusit gjithashtu vonoi projektin.

Italia ishte një nga vendet e goditura më keq nga Covid-19 në fillim të këtij viti por Sicilia ishte një nga zonat më pak të prekura në vend.

Salemi aktualisht ka rreth 30 raste të raportuara brenda 10,971 të popullsisë së tij, por Venuti këmbënguli se tani ishte koha e duhur për të ecur përpara me projektin, pavarësisht shqetësimeve të disa banorëve në lidhje me përhapjen e sëmundjes.

Shtëpitë do të dalin në shitje me një çmim fillestar prej 1 Euro secila dhe do t’i shiten ofertuesit më të lartë, në të njëjtën mënyrë që bëri qyteti sirian i Sambuca vitin e kaluar.

Ato janë të vendosura në qendrën historike të qytetit të mbyllura nga muret antike të qytetit dhe datojnë që nga vitet 1600.

Shtëpitë janë bërë nga një gur ranor i ngurtë në të verdhë-rozë të nxjerrë nga shpellat e afërta të quajtura ‘campanedda’ ose ‘zile’ në dialektin lokal, të quajtur pas zhurmës që bën kur goditet me çekan.

Familjet rurale në kohën mesjetare flinin në katet e sipërme të ndërtesave, ndërsa kafshët e tyre jetonin në katet poshtë.

Qyteti është i vendosur në një lartësi prej 450 metra mbi nivelin e detit, që do të thotë se është më i freskët sesa pjesa më e madhe e Sicilisë gjatë verave famëkeqe të nxehta të ishullit.

Blerësve të mundshëm nuk u kërkohet të vizitojnë Salemin përpara se të bëjnë një ofertë, sipas Venuti, por atyre u kërkohet të dërgojnë një plan të hollësishëm të rimodelimit për të demonstruar angazhimin e tyre në projekt. Ai tha se ka të paktën 100 banesa të tjera në qytet që potencialisht mund të shiten pas kësaj./21Media

The post Shtëpitë në ankand për vetëm 1 euro appeared first on RTV21.

-----