Ballina Sport Shtëpia e futbollit, zyrat përfunduan, fushat janë lënë në harresë!

Shtëpia e futbollit, zyrat përfunduan, fushat janë lënë në harresë!

11
SHPËRNDAJE

Kur bëhët fjalë për projekte ku kërkohet ndihma e Qeverisë shqiptare, FSHF-ja nuk bën dot asnjë hapa para, ndërsa kur bëhet fjalë që të ulet e të bashkëpunojë me qeverinë në të mirë të futbollit, FSHF-ja, as nuk e çon nëpër mendje! Dhe ata që e pësojnë janë sportëdashësit, ata të cilët në shumë qytete kanë si të vetmin mjet argëtimi futbollin!

Shtëpia e futbollit, e quajtur ndryshe kompleksi sportiv ku gjendet ndërtesa e zyrave të reja të FSHF dhe dy ministadiumeve ende nuk ka përfunduar, madje vetëm godina apo më saktë zyrat e FSHF-së, ndonëse më parë kreu i FSHF-së apo dhe sekretari janë shprehur se e shumta në shtatorin e 2020, edhe fushat do të ishin gati dhe do të kishte me të vërtetë një pamje sportive.

Por nuk ka ndodhur kështu, sepse nëse do të kishim dy fusha më shumë do t’u shrëben in edhe ekipeve profesioniste, Dinamos që të mos shkonte deri në Arbanë, apo shumë skuadrave të moshave.

Me sa duket dy fushat duket se janë ende larg përfundimit dhe mjafton që të kalosh aty afër dhe të shohësh se nuk ka qoftë edhe një punëtor të vetëm…

Ndërkohë është parashikuar që ndërtohet edhe një hotel i cili do të shërbejë për grumbullimet e ekipeve kombëtare, një investim që kërkon shtesë të buxhetit aktual i cili është një investim i FIFA-s dhe FSHF-s. Por nga e thëna në të bërë…

-----