Ballina LifeBizare Shtëpia 141-vjeçare ndërron adresë

Shtëpia 141-vjeçare ndërron adresë

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
 

Për herë të parë në më shumë se 45 vjet, një shtëpi viktoriane u zhvendos në San Francisko të dielën.

Shtëpia e stilit italian e vitit 1880, e vendosur dikur në adresën “807 Franklin”, u zhvendos në shtatë blloqe në rrugën “635 Fulton”.

Mëngjesi kishte një ndjesi pothuajse festive, me shikuesit që brohorisnin ndërsa shtëpia lëvizte hap pas hapi, transmeton rtv21.tv.

Disa njehsorë parkimi në zonë, dritat e rrugës dhe linjat elektrike të gjitha duhej të hiqeshin në përgatitje të udhëtimit dhe shumë pemë gjithashtu duhej të priteshin.

Pronari i kësaj shtëpie që ka 6 dhoma, sipërmarrësi nga San Francisco, Tim Brown, do të paguajë 400 mijë dollarë përfshirë këtu kosto të zhvendosjes.

Përgatitja për lëvizjen e shtëpisë filloi në vitin 2019 dhe më vonë ishte planifikuar për 17 janar 2021, por u vonua për shkak të motit./21Media

The post Shtëpia 141-vjeçare ndërron adresë appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----