Ballina AKTUALE Shtatë ndërmarrje mikro dhe të vogla nga Bujanoci përfitojnë Subvencione nga Tripi...

Shtatë ndërmarrje mikro dhe të vogla nga Bujanoci përfitojnë Subvencione nga Tripi Koordinues

178
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në konkursin e shpallur nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë përfituar gjithsej shtatë ndërmarrje mikro dhe të vogla nga komuna e Bujanocit me një vlerë të përgjithshme prej 13.950.000,00 dinarëve.

Shtatë ndërmarrjet përfituese do të subvencionohen nga Trupi Koordinues për blerjen e pajisjeve dhe makinerisë së nevojshme për rritjen e kapaciteteve operuese, e si rrjedhojë do të rrisin prodhimet dhe gjithashtu edhe numrin e punëtorëve, me ç’rast pritet që ndërmarrjet përfituese të punësojnë rreth 15 persona.

----

Përveç ndërmarrjeve nga komuna e Bujanocit, përfituese janë edhe 5 ndërmarrje nga komuna e Preshevës me vlerë prej 13.050.000,00 dinarëve, dhe një nga komuna e Medvegjës me vlerë prej 3.000.000,00 dinarëve.

Qëllimi i ndarjes së mjeteve është rritja e zhvillimit ekonomik dhe ulja e papunësisë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ky program ka filluar të implementohet nga viti 2012, dhe konsiderohet si programi më i mirë për t’i dalë në ndihmë ndërmarrjeve mikro dhe të vogla.

----- ----