
Shtabi i krizave për parandalimim e epidemisë së koronavirusit ka vendosur sot që t’i propozojë Qeverisë së Serbisë që objektet e gastronomisë dhe qendrat tregtare në gjithë vendin të punojnë deri në ora 14:00 gjatë vikendit.
Shitoret, ordinancat mjekësore, laboratorike dhe të veterinarisë do të punojnë qysh kanë punuar deri më tash. Sallonet e bukurisë mund të punojnë si zakonisht, si dhe shpëndarja e ushqimit.
Pompat e benzinës do të operojnë deri në 14.00, kurse prej orës 14.00 do të punojnë vetëm për nevoja të mbushjes me karburantë të automjeteve. Mbledhja e ardhshme e Shtabit të Krizave do të mbahet të hënën, kur do të shqyrtohen respektimi i masave gjatë vikendit.