Ballina Lajme nacionale Shqiptari shpëton vëllain e tij kosovar në bregdetin e Velipojës, publikohet momenti

Shqiptari shpëton vëllain e tij kosovar në bregdetin e Velipojës, publikohet momenti

94
SHPËRNDAJE

Gjatë ditës së sotme ka mbretëruar mot i lig në Shqipëri.

Më e theksuara është pjesa veriore, teksa ka rrezikuar dhe jetën e mijëra pushuesve të cilët po relaksoheshin në bregdetin shqiptar.

Stuhi, valë të mëdha të detit, e dallgë kanë shpërthyer në det, derisa turistët ishin në plazh.

I prekur ka qenë edhe bregdeti i Velipojës, që shquhet për numër të madh pushuesish kosovarë.

E një i ri sot ka arritur të shpëtojë, kjo falë një shqiptari, i cili ka nxjerrë atë nga uji duke ia shpëtuar jetën.

Imazhe nga ky moment po qarkullojnë në rrjete sociale, teksa ky i ri shqiptar sapo mori epitetin hero.

-----