Ballina Lajme nacionale Shqiptari me duart lart në “shtëpinë e barit”, momenti kur policia spanjolle...

Shqiptari me duart lart në “shtëpinë e barit”, momenti kur policia spanjolle e kapi “mat”

78
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Pesë shqiptarë mes të cilëve një grua janë arrestuar në Zaragoza, pasi kishin kultivuar 2600 rrënjë kanabis në tre zona industriale të marra me qira.

 

Mediat spanjolle kanë publikuar pamjet e operacionit, në momentin që ndërhynë pas disa muajsh hetime, që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Fillimisht u kap një shqiptar 25-vjeç, ndërsa më pas nga hetimet rezultoi se godinat ku po kultivohej kanabisi ishte marrë me qira nga një shqiptare. Në total janë 5 të arrestuarit, të gjithë shqiptarë.

25-vjeçari që u kap brenda njërës prej “shtëpive të barit” ishte ilegal në Spanjë bashkë me një tjetër bashkëkombës, ndërsa tre të tjerët ishin me letra të rregullta. / db/ Abcnews.al

The post Shqiptari me duart lart në “shtëpinë e barit”, momenti kur policia spanjolle e kapi “mat” appeared first on Abc News.

---- ----
----
-----
-----