Ballina Lajme nacionale Shqiptari i dhunshëm thyen rekord, i dëbuar 13 herë nga Italia por…

Shqiptari i dhunshëm thyen rekord, i dëbuar 13 herë nga Italia por…

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një shqiptar, i dëbuar plot 13 herë nga Italia, ka shkuar sërish në vend fqinjë duke shënuar shifrën rekord të marrjes së ekspulsit, pas dëbimit për të 14-ën herë.

Sipas mediave italiane, shqiptari, një 36-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, me precedentë për krime ndaj pronës, u kap në rajonin Reggio të Italisë ditën e sotme.

36-vjeçari u dëbua 13 herë, ku në 11 prej tyre dëbimi u krye me shoqërim të detyruar në kufi.

Në Itali ai numëron edhe 10 denoncime për dhunë, ndërsa dëbimi i fundit daton më 23 maj të vitit të kaluar, ku pasi u dënua me tetë muaj burg, ai u kthye në Shqipëri.

Por duke mos vënë mend, ai u kthye sërish në Itali ku u arrestua përsëri, por këtë herë autoritetet italiane u shprehën të sigurtë se do të marrin masat që ai të mos të shkojë më në vendin fqinj.

---- ---- ----
-----