Ballina Lajme nacionale “Shqiptarët njerëz me bisht”, Rama: Opozita po ndihmon profesorët serbë

“Shqiptarët njerëz me bisht”, Rama: Opozita po ndihmon profesorët serbë

47
SHPËRNDAJE

Në një takim me qytetarë dhe mbështetës, Partia Socialiste ka prezantuar sot kandidatin Andi Salla në Bashkinë e Cërrikut.

Kryeministri Edi Rama ripërsëriti edhe një herë qëndrimin e prerë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe thumboi opozitën.

“Nuk e kemi fare për qëllim që ti mësojmë të dalim. Kjo duket si beteje pa kundërshtarë, por është betejë për kundërshtarët e zgjedhjeve. Armiqtë e Shqipërisë, duke filluar nga profesorët në serbi kanë thënë gjithmonë se shqiptarët nuk bëjën dot shtet se janë njerëz me bisht. Shikojini këta, fiks një përpjekje për të provuar pikërisht këtë. Imagjoni çfarë turpi i ndodh këtij flamuri, nëse një palë nuk lë popullin që të bëjë zgjedhje. Janë gati që t’i bëjnë Shqipërisë çdo gjë. Nga ana tjetër unë e di që ka shumë çuna që shkojnë e vijnë në Itali. Ne deri në fund do t’ju tregojmë ligjin. Do t’u themi që të informohen se për çdo krim zgjedhor nga më i vogli tek më i madhi që ndalon votimet ligji është shëmbullor. Përveç se janë pas hekurave këtu, nuk do të dalin dot më nga Shqipëria. A ka llogari kjo punë? Të shkosh pas berihajit dhe të të dali emri me pullën e kuqe. Kjo nuk bëhet as për flamur dhe as për para. Le të informohen, aty e kanë Saliun. Ta pyesin. Shumë njerëz pyesin e çfarë do të ndodhi, si do shkojë kjo punë? Kjo punë do të shkojë siç duhet të shkojë. Ata do të shkojnë vetëm teposhtë nëse nuk i thërrasin mendjes” – tha Rama.

 

-----